Kryesore

Ballafaqimi me Ylvi Beqajn, Shullazi: Tregoi gjyqtarit si e le peng “X5” në Lazarat për hashash

13:48 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Dalin të tjera detaje nga ballafaqimi disa orësh midis Emiljano Shullazit i cilësuar si kreu i një bande dhe biznesmenit Ylvi Beqja, dëshmitari kyç i drejtësisë që e akuzon Shullazin për gjobëvënie.

Shullazi edhe se ndodhej në sallën e gjyqit e ka ngacmuar serish biznesmenin Ylvi Beqaj, duke i thënë se në një situatë kishte lënë peng makinën e tij X5 për të marrë në këmbim hashash në Lazarat.

Emiljano Shullazi: Si e le peng X5 për hashash në Lazarat, tregoji gjykatësit

Ylvi Beqaj: Jo, e lashë për akt përdorimi

Emiljano Shullazi: E le për hashash, tregoji gjykatës kush t’i plotësoi lekët për ta tërhequr mbrapsht

Ylvi Beqaj: Zoti gjyqtar po më intimidon në rrëfimin tim

Emiljano Shullazi: Më thuaj kush t’i plotësoi lekët

Gjithashtu qe në këtë debat është përfshirë dhe politika ku Shullazi përmendi Ish-ministrin Ilir Beqja që do ti ndihmonte ne hapjen e një biznesi për riciklimimnin e mbetjeve, por këtë fakt biznesmeni e ka mohuar

Ylvi Beqja përfaqësues në Shqipëri i kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company” është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Pesë të pandehurit akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenëve, Ylvi Beqja, Jani Zaka e Adriatik Kërçuku, shkatërrim të pronës me tritol, krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kërcënimin e profesor Mynyr Konit./ballkanweb/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.