Kryesore

Skandali/ Ankesa e biznesit, zv/ministrja Irena Beqiraj i kërkon direktiva ish-ministrit Ahmetaj

15:15 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Diskutimet mes Ministrisë së Financave dhe komunitetit të biznesit rreth përgatitjes së VKM-së për uljen në 6% të TVSH-së për turizmin janë shoqëruar me një akt të paprecedent dhe skandaloz të zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj.
GSH.al ka zbuluar se kërkesën e operatorëve turistikë për ndryshimin e vendimit të qeverisë, zv/ministrja Beqiraj ja ka deleguar për mendim ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Duke shmangur eprorin direkt, që në këtë rast është ministrja teknike Helga Vukaj, numri Dy i Financave ka kërkuar mendim nga Arben Ahmetaj se si duhet të veprohet në këtë pikë!
Irena Beqiraj vlerëson se janë 2 rrugë si mund të operohet: T’u plotësohet kërkesa dhe të ndryshohet VKM-ja ose të lihet pezull derisa të vijë ministri i Financave që do të pasojë titullaren “teknike”, Helga Vukaj.
Vendimi i Beqirajt është i paprecedent po të mendosh se Arben Ahmetaj nuk është më ministër i Financave dhe se parlamenti ka miratuar me konsensus një titullar të ri të këtij dikasteri.

Ne kerkesen e saj, Beqiraj flet me gjuhë përbuzëse ndaj biznesit duke i akuzuar se duan të kenë një dorë në kek e një në byrek.

Eshte skandaloz fakti qe Beqiraj shprehet e gatshme edhe per bllokimin e VKM nderkohe qe sezoni turistik ka filluar dhe implementimi i uljes se TVSH eshte jetik per biznesin e turizmit ne vend.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.