Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut, Andrea Agostineli, që tani ushtron rolin e analistit në mediat italiane, pati rezerva për portierin e Kombëtares, Thomas Strakosha.
Në një analizë që i bëri skuadrës së Lacios te “Radiosei”, Agostineli foli me doza pesimizmi për shqiptarin që mbron portën e Lacios. Për 60 vjeçarin, klubi italian duhet të kërkojë një tjetër portier, pasi Strakosha nuk është ende gati për të qenë titullar.
“Ekziston edhe problemi i portierit, pozicion në të cilin unë do të blija një që mund të jetë titullar dhe të mund të luajë shanset e tij me Strakoshën. Mendoj se shqiptari në vitin e ardhshëm do të jetë titullari, edhe ose kam ende dyshime për të. Karnezis, Sepe dhe Kranjo janë portierë të mirë, ka të tillë në qarkullim”, deklaroi Agostineli për mikrofonin e “Radiosei”.