Kryesore

Tritol makinës/ Historia e krimeve ndaj familjes. Zbardhet rrëfimi i vlonjatit në polici

12:40 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të tjera detaje janë zbuluar për vlonjatin që i vunë tritol në makinë mbrëmjen e djeshme, pak minuta pas ekzekutimit të një 40-vjeçari në Vlorë. Elton Ismaili, pronari i makinës që i vendosën tritol tregon se i janë vrarë familjarë më parë dhe ngjarjet kanë mbetur pa autorë. Viktima kanë mbetur vëllai, motra, daja dhe ortaku i tij.

Ismaili është dënuar për “pengmarrje”, fillimisht me 14 vjet burg, i akuzuar se mori peng nipin e biznesmenit Sulo Shehu, raporton Panorama.

Në vitin 1996 Ismailit i kanë vrarë vëllanë. Vite me vonë, në 2006-ën i kanë vrarë dajën dhe një vit pas tij, në 2007 i kanë vrarë motrën.

Dëshmia

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje Elton Ismailaj, pronarin e makinës që shpërtheu mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, pak metra larg vendit ku u ekzekutua tropojani në derën e shtëpisë. Ngjarje, që si u sqarua sot nuk kishte lidhje me atentatin.

Pyetur nga policia nese ka konflikte me njeri dhe a ka dyshime se kush mund t’i kishte vendosur tritolin, ai nuk ka dhënë shume detaje.

“Nuk kam konflikte me njeri dhe nuk kam asnjë ide se kush mund ta ketë bërë. Unë ia lë policisë të hetojë për ta zbardhur ngjarjen”- ka thene ai. Mësohet se pas serisë së atentateve dhe vrasjeve të familjarëve të tij, vëllait, dajës dhe motrës, atij i është vendosur edhe njëherë tjetër tritol, pasi ka pasur në pronësi një disko të njohur në Vlorë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.