Kryesore

FOTO/ Ndizet situata, i vendoset eksploziv zyrës qendrore elektorale të LSI-së në Durrës, autorët në kërkim

08:37 - 23.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare, ndizet situata. Kështu, një sasi lëndë shpërthyese i është vendosur gjatë natës zyrës elektorale të LSI-së në Durrës. Bëhet e ditur se lënda plasëse është vendosur në zyrën që ndodhet në lagjen 18 pranë kryqëzimit të shkollës së fizkulturës “Benardina Qeraxhia”.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi edhe në zyrë nuk ndodhej ndonjë person në momentin e ngjarjes, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Kanë qenë banorët e zonës, ata të cilët kanë lajmëruar policinë kur kanë dëgjuar shpërthimin. Ndërkohë që nuk dihen ende autorët.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Ne datë 23.06.2017, Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 kanë vendosur dhe shpërtheu një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të një subjekti politik.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.