Kryesore

Vendimi i plotë/ FSHF i heq Skënderbeut titullin kampion të sezonit 2015-2016. Por nuk ja jep Partizanit

13:52 - 23.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Komisioni i Etikes ne FSHF i ka hequr Skenderbeut titullin kampion 2015-2016 dhe i ka hequr 12 pike nga renditja e sezonit qe sapo perfundoi. Kjo renditje nuk e rrezikon pjesemarrjen e Skenderbeut ne Europa League. Njëkohësisht, korçarët janë ndëshkuar me 2 milionë lekë gjobë.

Por, titulli i 2016 nuk i eshte dhene Partizanit. Me sa duket, eshte perdorur precedenti i Italise ku “scudetto” i 2005 ka mbetur pa fitues pasi ju hoq Juventusit.

Rreth orës 13:00, nga salla ka dalë anëtari i këtij komisioni, Agron Kuliçaj i cili më pas është larguar nga ambientet e FSHF-së ndërsa anëtarët e tjerë vazhdojnë të diskutojnë çështjet në shqyrtim.

FSHF ka publikuar vendimin e plotë:

Klubi i Partizanit, që nga momenti kur Skënderbeu u dënua nga UEFA dhe të kuqtë zunë vendin e korçarëve në Ligën e Kampioneve, kërkon që t’i njihet atij titulli kampion në edicionin në fjalë. Mirëpo vendimi i sotëm i marrë nga Etika specifikon vetëm që Skënderbeut i është hequr titulli kampion, por jo nëse ai i shkon Partizanit apo nëse do të mbetet vakant.

Në fakt, Komisioni i Etikës nuk e ka një kompetencë të tillë, ndaj duhet që organet disiplinore të FSHF-së, të mblidhen për një vendimmarrje në bazë të masave të saposhpallura. Të kuqtë kanë bërë të qartë se në rast dënimi të Skënderbeut, do të kërkojnë nga FSHF-ja edhe dëmshpërblimin prej 260 mijë eurosh që u jepet nga UEFA të gjitha skuadrave kampione që nuk arrijnë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.