Kryesore

Edi Rama flet si vlonjat: Jazëk ju qoftë po votuat Dashin e Havasë apo Vangjelin e bakllavasë

21:03 - 23.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama, kryeministri i vendit ka nisur fushatën e tij përmbyllse në Vlorë ku u ka folur banorëve të mos votojnë për Dashin e Havasë. Më tej ai ka përdorur gjuhën e vendit duke u thënë të mos votojnë asnjë parti tjetër.

“A është e mundur që një lab që të çojë në parlament Dashin e havasë? Si mundet të tallet e të mashtrohet çështja çame nga Dashi i havasë? Nëse fleta e votimit shkon për Dashin e havasë, jazëk ju qoftë. Një antar i LSI, lëre sot e të mos lajthit bashkë me ata, se nëse ta premtojnë një punë sot nuk kanë për të ta dhënë edhe për 4 vjet edhe sikur deti të bëhet kos. Nëse të ofrojnë hallvë, pranoje por votën tënde mos e bëj hallvë për tepsinë e tyre. Harroni çdo sigël se pas çdo sigle fshihet një tepsixhi i vjetër,” ka thënë kryeministri Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.