Kryesore

Meta nga Fieri: Mavija i ka harruar njerëzit, mbeshtet vetëm oligarkët në vend

19:36 - 23.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga qarku i Fierit, në fushatën e tij përmbyllëse ka folur presidenti i ri Ilir Meta. Në fjalimin e tij, Meta nuk ka harruar të kujtojë popullit të Fierit se PS është ajo që nuk i mbështet më, por i ka harruar duke mbështetur vetëm oligarkët.

“..Mavija është e tillë për shkak të mashtrimeve pafund, për shkak të premtimeve të pambajtura. Besoj se e dëgjuat se dje i bëri thirrje PD për ta ndihmuar.

Mavia ka shkatërruar biznesin e vogël, ka cënuar standartin e jetesës të mijra e mijra njerëzve. Mavia i ka shpallur luftë të shtresës së mesme të shqipërisë. Mavia mbështet disa oligarkë në vend e të tjerët i ka harruar. Sepse 2 janë rrugët e sundimit, e para është të varfërojë popullin dhe e dyta është të pasurojë disa oligarkë. Kështu që e vetmja rrugë është të mos votoni për rrush e kumblla e subvecione për rrugë e fasada.

Edhe 48 orë që të mblidhemi këtu për të fituar fitoren e Shqipërisë. Ju nuk mund t’i jepni fëmijët tuaj në një votim as mavi. Fëmijët tuaj meritojnë integrimin europian dhe këtë mund mund t’ua japë vetëm LSI. Poshtë oligarkia e rroftë Shqipëria!” ka përfunduar Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.