Kryesore

Pas fjalimit të Ramës në Vlorë reagon Dule: Ma ka ofruar disa herë bakllavanë, por kishte shije turke

21:59 - 23.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës së fundit në fjalimin e bërë në Vlorë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.Ai  i është kundërpërgjigjur me një status në Tëitter duke thënë se Rama i kishte ofruar shumë herë bakllava por ai e kishte refuzuar.

“E vërteta është se Rama më ofroi shumë herë bakllava dhe po kaq herë e refuzova. Arsyeja: kishte shije të theksuar turke!,” shkruan Dule.

Dule nuk harroi të përmendëte edhe fragmentin nga fjalimi i Ramës për çështjen çame.

“Si mund të tallet dhe poshtërohet çështja çame nga Dashi i Havasë dhe një parti e lindur për të mbrojtur minoritetin të parkohet në garazh që Vangjeli dhe Dashi të hipin në autobus dhe minoriteti t’ju shkojë nga pas. Unë ju them vlonjatshe çamëve të Vlorës: Nëse në fletën e votimit në vend që ta bëni flamur kuq e zi, e bëni biletë autobusi për Dashin e Havasë, jazëk ju qoftë”.

Ndër të tjera Rama pranoi se:

“Nuk kemi bërë asnjë mrekulli, nuk kemi bërë çdo gjë aq mirë sa duket sepse duhet shume e shumë akoma në çdo sektor dhe për çdo grup moshë në Shqipëri. Ama, besoj se ju kemi dhënë mjaftueshëm të gjithë shqiptarëve provën e ambicies, aftësisë dhe vullnetit për ta bërë shtet këtë vend,” u shpreh Rama më herët nga Vlora.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.