BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Adi Krasta, për ca muskuj më shumë! Helidon Fino, në tapet të kuq me biçikletë

16:00 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Adi Krasta, për ca muskuj më shumë! Helidon Fino, në tapet të kuq me biçikletë. Gjata, fanatiku i auditorit artistik. Prifti-Bohard, marrëveshja që i ndan…!





Adi Krasta, për ca muskuj më shumë!
Askush nuk e diskuton faktin se Adi Krasta është unik në profesionin e tij, atë të gazetarit, por kurrsesi të na shkonte në mend se ai do të vinte në punë edhe muskujt. Kjo ndoshta është arsyeja e vërtetë përse Adi Krasta është kaq popullor, pasi të gjitha punët i bën vetë, madje edhe kur mund t’i nevojitet dikush më i fuqishëm për të tërhequr ndonjë pako të rëndë, ai i thotë “Jo”. Ne e kemi kapur prezantuesin e njohur pak metra poshtë shtëpisë, teksa shtynte një pako të madhe në drejtim të makinës së tij. Brenda në makinë ndodheshin fëmijët e tij që ndiqnin me gëzim gjithë skenën dhe bënin tifo teksa shihnin të atin që bënte rolin e të fuqishmit, duke dhënë shembullin se jo çdo situatë zgjidhet me fjalë, ka nevojë dhe për krahë të fuqishëm. Ajo që na ka habitur më shumë ka qenë fakti se pasi është munduar paksa, Krasta ka tërhequr zvarrë kutinë e rëndë dhe e ka ngritur atë me shumë vështirësi duke e hipur në bagazh. Edhe pse aty u ndodh dikush, madje e kritikoi që nuk kërkonte ndihmë, Adi refuzoi duke thënë se gjithmonë ka ditur gjithmonë që t’ia dalë mbanë…!


Helidon Fino, Në tapet të kuq me biçikletë
Ka zgjedhur mënyrën më të veçantë për të shkelur mbi tapetin e kuq në edicionin e parë të Festivalit të Filmit “PRI Film Fest” në Prishtinë. Aktori shqiptar Helidon Fino ka përshkruar gjithë skenën me biçikletë e madje në majë të biçikletës ka realizuar edhe një intervistë. Aktorja kosovare Yllka Gashi, prezantuesja e festivalit, ka qenë e vetmja që ia ka dalë të ndalë kolegun e saj në xhiron e tij dhe gjetjen që ka surprizuar të gjithë. Në fakt udhëtimi me biçikletë nuk ishte aspak i rastësishëm. Helidon Fino interpreton pikërisht në filmin “Lindje, Perëndim, Lindje”, me të cilin u prezantua në festival, në rolin e një çiklisti.


Çlirim Gjata, fanatiku i auditorit artistik
Mund të thuhet pa më të voglin dyshim se Çlirim Gjata, ish- kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është ndjekësi më fanatik i aktiviteteve kulturore në vend. Ai nuk mungon asnjëherë në premierat e filmave në kinema, e po ashtu të atyre në Teatër. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë, në shfaqjen e premierës së dramës “Antigona kërkon të atin”, të regjisorit Mihal Luarasi në Teatrin Kombëtar. E ashtu si nuk jemi surprizuar ne me praninë e tij, nuk është befasuar aspak as Gjata kur fotografi ynë ka bërë shkrepjen e radhës, ku fokuson pikërisht atë mes publikut artdashës.


Prifti-Bohard, Marrëveshja që i ndan…!
Marrëveshja e fundit e nënshkruar mes qeverisë gjermane dhe ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, duket se ka tërhequr tej mase vëmendjen e ministrit Dritan Prifti dhe ambasadorit Bern Bohard. Të dy janë aq të fokusuar, sa kanë zgjedhur që të lexojnë atë me shumë kujdes, duke hyrë thellë në mendime për projektin e përbashkët. Duket qartë se ministri Prifti e ka marrë shumë seriozisht këtë projekt, madje ka nisur ta studiojë atë fill pasi marrëveshja është firmosur nga të dyja palët. Gjithsesi, ata janë aq të përqendruar sa ky hutim i çastit ka bërë që të harrojnë takimet e zakonshme pas mbarimit të ceremonive të tilla…!
Ky shkrim u botua më 3 tetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.