Kryesore

Dekoratat e Nishanit, Fredeik Ndoci reagon ashpër: T’i vlerësojë  sipas meritave në “punë” në “jetë” dhe në “jetë note”  

11:08 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Artisti i njohur Frederik Ndoci, ka reaguar sot në rrjetet sociale ne faqen e tij “Facebook” ku ka ironizuar dekoratat e titujt e dhëna së fundmi nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

STATUSI I PLOTË NË FACEBOOK

Do dëshiroja qe presidenti i rradhës ose te shpike një medalje te re, ose ti vlerësojë te 30000 t ‘vlerësuarit motivacioni Mjeshtër i Madh me nga -100 pike gjer tek + 100 pike sipas meritave ne “pune” ne “jete” dhe ne “jete note”, ose me kenë vërtet burrë t’ua heq te gjithëve, ose tua marre mbrapsht dhe ti ri japin me motivacionin:

MJESHTER I MADH per motivacionin:

Më ka bërë 200000 like në fb.

Nuk më ka ofenduar ne instagram e twiter.

Ka dalë 5 herë në mitingje pa para.

Ka hyrë 11 herë në çadrat e grevës se urisë dhe ka paguar ushqim për të gjithë.

Me ka përshëndetur 28 herë z.X në rrugë.

Ka dhëne 105 kafe te gjithë deputetëve, (tanë).

Ka bërë 19 darka për kryetarët e partive ndër rrethe.

Ka mbyllur sytë kur më ka parë me x femër.

Me ka dhëne falas para për kazino.

Ia kemi marrë pronat dhe nuk i kërkon mbrapsht.

Ia kemi prerë energjinë me miliona herë dhe ka ndez qirinjtë.

I kemi marrë me mijëra fidanë kanabis dhe prapë mbjell.

Ia kemi q..e robt dhe prapë na i sjell.

E kanë kap 20 herë me Kokainë dhe ai nuk tregon asnjë nga ne.

Ka ekzekutuar 72 persona te rrezikshëm per partine.

Mban emblemën e partisë ne makine ne xhakete ne dyqan ne are dhe ne shtrat.

ka thyer 46 dyqane dhe ka djegur 298 goma makinash nder mitingje.

Nuk na ka kërkuar as një vend pune.

Vishet me kollare e kostum sa here kaloj unë.

Heq miliona lypës nga rruga, sipërmarrjet dhe para selisë se partisë.

Ka ardhe 2020 here për iftar..

Ka 30 fb me emra anonim etj.

Me ka kompozu një këngë për fushat.

Ka qare sa here kemi humbur para dhe zgjedhje.

Nuk ka marr pjese ne funeralin e deputetit x-y.

Ka shkrua ma shume bejte se vargje Gjergj Fishta nder poema.

I vijnë rroba nga jashtë.

Ka tritol.

E kam kushëri te 9-te.

Ka divorcuar gocën e tradhtarit te partisë.

Mban portretin e Enverit ne telefon.

Ka 26 vite qe vjedh vota dhe i fut ne kutit tona.

Asht numërues votash i ndershëm se nuk din me numru vec deri ne 10.

Asht burri i një gjykatëse, ne gjykatën e nalte.

Si punon te shoqit……………makina e rrojës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.