Kryesore

Eksploziv makinës së policit të Krujës, Trim Murati: S’kam konflikte, dyshoj tek aksionet antikanabis

10:12 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Makina e një efektivi të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë së Krujës ka shpërthyer dje me eksploziv në Tiranë. Burime zyrtare nga blutë e kryeqytetit bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 03:55 në rrugën “Kastriotët” në Fushë-Mëzes. Mësohet se shpërthimi me tritol dëmtoi pjesën e përparme të automjetit “Mercedes Benz”, në pronësi të Trim Muratit. Menjëherë pas njoftimit në numrin e emergjencave 112, forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes deklaruan se dyshohet që në makinën e policit të Krujës është vendosur një sasi rreth 100-15 gr lëndë plasëse. Po të njëjtat burime pohuan se dyshohet që sasia e eksplozivit mund të jetë hedhur nga jashtë rrethimit të banesës së oficerit të policisë dhe qëllimi ka qenë jo lëndimi i efektivit, por vetëm paralajmërim. Kjo për faktin se tritoli ka shpërthyer në një orar, kur në zonë nuk kishte lëvizje të mjeteve apo njerëzve. Trim Murati, prej afro 5 vitesh punon në Komisariatin e Krujës në seksionin e Krimeve të Rënda. Pas ngjarjes, bashkëshortja e tij u shpreh se nuk di nga se mund të ketë ardhur, pasi nuk kanë probleme. Vetë efektivi i policisë ka pohuar se nuk ka probleme dhe se dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me punën e tij në Komisariatin e Krujës dhe aksionet kundër kanabisit. Policia po heton ngjarjen në pistën që lidhet me profesionin, si dhe me konflikte të mundshme personale të Muratit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.