Kryesore

Detaje të reja/ Sa para iu gjetën doganierit që blinte votat në Shkodër (Emrat)

12:30 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kapet mat një doganier në Shkodër, me lista votuesit dhe shuma parash të dyshuara se do t’u jepeshin shtetasve në këmbim të votës së nesërme. Mësohet se policia e Shkodër ka arrestuar Izmir Bushaj 26 vjeç banues në fshatin Kullaj, me detyrë doganier në doganën e Vermoshit. Bashkë me të u prangos edhe shtetasi Xhyher Bushaj.

Nga hetimet e para, sipas policisë, këta dy persona në momentin e ndalimit iu gjetën brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA 797 MK një liste votuesish si dhe sasi e konsiderueshme parash.

Shuma që dyshohet se ishin te destinuara për personat e përcaktuar me qëllim blerjen e votës.

Ngjarja 

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga dita e zgjedhjeve, në qytetin e Shkodrës është shënuar sërish një tjetër rast i tentimit të blerjes së votës.

Pas denoncimit nga ana e qytetarëve policia e Shkodrës, ka bërë të mundur arrestimin e Izmir Gëzim Bushajt, 26 vjeç me detyrë doganier, dhe të Xhyher Bushajt.

Sipas policisë këta shtetas u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA 797 MK u konstatua një liste votuesish si dhe sasi e konsiderueshme parash te destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.