Kryesore

Erion Veliaj përdor Bajramin për fushatë, nxjerr në shesh myftiun e Tiranës

14:16 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në Ditën e Bajramit, parkimi nëntokësor tek sheshi Skënderbej do të jetë falas. Një “dhuratë” e vogël që Bashkia e Tiranës ia bën besimtarëve myslimanë, të cilët do të falen në sheshin e rikonstruktuar “Skenderbej”.

Por idenë pozitive që ka pasur për besimtarët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka shoqëruar me një veprim tipik të politikanëve në fushatë. Si të mos mjaftonte njoftimi në televizione, Veliaj ka përfituar nga rasti për ta përdorur për fushatë duke dalë në television bashkë me myftiun e Tiranës Ylli Gurra. Të dy bashkë kanë dhënë lajmin për besimtarët që do të falen në boulevard se mund të parkojnë falas mjetet e tyre në parking.

Dita e zgjedhjeve, përkon me Ditën e Bajramit në 25 Qershor. Përdorimi i fesë për fushatë nuk është hera e parë që ndodh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.