Kryesore

Procedohen 3 persona në Vlorë, bënin presion dhe ofronin para për votën

11:52 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tjetër rast i tentativës për blerje vote është regjistruar në qytetin e Vlorës. Policia e Vlorës, ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve A. A, N. H dhe G. O, banues në Vlorë, sepse kanë kryer veprime me shtetas të ndryshëm, për blerjen e votave për subjekte elektorale.

Sipas ndryshimeve të reja në ligj, shitblerja e votës dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paimitueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.