Kryesore

Procedohet kreu i PSD në Shkodër, shpërndanin ushqime në këmbim të votës

14:08 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tjetër raste është evidentuar në qytetin e Shkodrës.  Së fundmi policia ka referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për kreun e PSD në Shkodër, Përparim Raboshta dhe Saimir Gjonpalaj, pasi në lagjen ‘Liria’ tek zyra e Partisë Social Demokrate, po shpërndanin ushqime në këmbim të votës.

Kujtojmë se më herët, po në qytetin e Shkodrës u arrestuan doganieri i doganës së Vermoshit Izmir Bushaj si dhe Xhyher Bushaj, pasi në makinën ku udhëtonin iu gjetën listë votuesish si dhe një shumë parash që dyshohet se do shpërndaheshin me qëllim blerjen e votës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 23.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit Përparim Zeqir Raboshta e Saimir Ndokë Gjonpalaj, banues në Shkodër. Përparimi kryetari Partisë Social Demokrate për qarkun Shkodër, sepse, në lagjen “Liria”, te zyra e Partisë Social Demokrate, po shpërndanin 70 pako në qese plasmasi, me vaj, sheqer, miell, sapunë e detergjente, në këmbim të blerjes votave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.