BLUETOOTH

VIP-a në plazh/ Adelina Ismaili në plazh me të birin, Genta Ismajli thyen rrjetin, a është këngëtarja shtatzënë?

09:15 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rikthehemi sërish me panoramën tonë të VIP-ave në plazh. Këtë radhë nuk kemi mundur të lëmë në harresë sërish mbretëreshën e “Instagramit”, Encën, sepse temperaturat në Turqi mesa duket kanë qenë më të larta se në Shqipëri. Këngëtarja jonë ka vendosur të dalë nudo. Por s’është e vetmja që ka preferuar të ndajë momentet e pushimeve me fansat e saj. Adelina Ismaili poston për herë të parë foton me bikini pas lindjes, dhe duket në super formë. Për më tepër ndiqni bukuroshet që rritën temperaturat në plazhe këtë javë.





Enca Haxhia
Më në fund ndodhi ajo që të gjithë fansat prisnin nga ajo. Mesa duket temperaturat e larta të verës kanë bërë që ajo të zhvishet krejt. Enca Haxhia ka postuar para pak minutash në faqen e saj në “Instagram” një foto nudo me nënshkrimin “Vendi im i preferuar në tokë”. Kjo ka bërë që gjithë fansat e saj të shpërthejnë në komente. Enca për pushime ka zgjedhur të shkojë në Turqi me familjen dhe nuk harron të na përditësojë me foto nga momentet që kalon. Kjo ishte më e veçanta deri tani e publikuar nga mbretëresha e “Instagramit”. Të tjera të papritura presim nga ajo. Vera sapo ka filluar. “Vendi im i preferuar në tokë”.


Argjentina Ramosaj
Këngëtarja bukuroshe Argjentina Ramosaj, tashmë prej një kohe jo të gjatë është shkëputur nga skena e muzikës. Ajo po shijon tanimë momentet e të qenit nënë në krah të bashkëshortit të saj dhe vogëlushit të tyre Noah. Ajo ka zgjedhur të pushojë së bashku me familjen e saj të bukur në plazhet e jugut të Shqipërisë, pikërisht në Dhërmi. Në fotot e postuara në “Instagram” ajo ka shfaqur trupin e saj fantastik e super seksi. Edhe pse është një mami, Argjentina është në super formë. Këtë e tregojnë qartë fotot e shkrepura në bregdetin e jugut.


Vjola Spiro
Modelja dhe velina e “Fiks Fare”, Vjola Spiro ka zgjedhur një nga bregdetet më të bukura për të kaluar pushimet këtë vit. Ajo po kalon momente fantastike në jugun e Italisë, në Capri. Ajo nuk ka harruar të ndajë me ndjekësit e saj vendin magjik në të cilin po kalon pushimet. Gjithashtu, nuk mungojnë fotot e nxehta për këtë verë edhe për Vjolën. E veshur me bikini në brigjet e Caprit, duket se është një kombinim perfekt.


Adelina Ismaili
Për herë të parë pas lindjes, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, ka pozuar me bikini. Ka nisur vera edhe për divën e skenës kosovare, e cila shfaqet në top formë edhe pse ka lindur para pak kohësh bukuroshin e saj, Uliks. Ismaili nëpërmjet një fotoje të shpërndarë në faqen e saj në “Facebook” ka shkruar “Duke u relaksuar me djemtë e mi”. Ende nuk dihet se ku po i kalon pushimet bukuroshja kosovare, por dihet se ky është vetëm fillimi i verës, të tjera të reja presim.


Franceska Jaçe
Dhe në fund nuk harrojmë edhe modelen bukuroshe Françeska Jaçe. Ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet e saj. Edhe pse nuk është diçka e re për ish banoren e “Big Brother”, një det blu, një trup super seksi dhe diell është thjesht një kartolinë e veçantë që ajo i dhuron në faqen e saj në “Instagram” fansave të saj sa herë që ka mundësi.


Genta Ismajli
Bukuroshja kosovare, Genta Ismajli prej kohësh nuk është më aktive në skenat e muzikës shqiptare. Një arsye duhet të ketë me siguri, sepse gjithnjë ka qenë tepër aktive dhe inovative me këngët e saj. Këngëtarja aktualisht ndodhet për pushime, ku po shijon valët e detit dhe, siç shihet nga fotot, ajo seriozisht po kënaqet. Bukuroshja brune është parë me rroba banje në bregdet duke u hedhur. Mbase arsyeja mund të shpjegohet arsyeja e pauzës së gjatë të bukuroshes kosovare. Ajo gjithnjë ka pasur një trup të palestruar dhe një bark për të pasur zili. Por në këtë foto sikur nuk është në top formë? Çfarë na fsheh Genta? Ajo është “single” prej shumë vitesh, së paku kështu e ka thënë vetë. Në fotot nga plazhi barku i duket më i fryrë dhe pa muskuj si dikur. Suprizë apo thjesht “jemi me pushime”?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.