Kryesore

Zgjedhjet 2017 minut pas minute/ Sherr mes komisionerëve në Tiranë, bllokohet votimi tek shkolla “Dhora Leka”. Probleme edhe në…

09:40 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy orë pas nisjes së procesit të votimit është regjistruar incidenti i parë në Tiranë. Kështu, në shkollën “Dhora Leka” pranë fushës së aviacionit procesi i votimi është ndërprerë për momentin, pasi komisionerët janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Mësohet se janë angazhuar 7 mijë forca policore, për të garantuar procesin zgjedhor. Të regjistruar si subjekte elektoralë janë 18 parti politike, që konkurojnë me vete.

09: 40 -BLLOKOHEN 6 QENDRA VOTIMI NE KORÇE 

anë bllokuar gjashtë qendra votimi rreth orës 9:40. Bëhet fjalë për 6 QV në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë, ndërsa një person është kapur duke fotografuar votën.

ORA 09:30 PROBLEME EDHE NE 4 QENDRA NE ELBASAN ME MILITANTET E PDIU

Zyra e Partisë Demokratike në Elbasan ka denoncuar situatën në 4 Qendra Votimi në këtë qark. Sipas tyre, në 4 qendra votimi në katund të ri hyjnë e dalin militantë të PDIU-së, si manifestim presioni për votën.

ORA 09:10 FUSHË ARRËZ, ENDE NUK KA FILLUAR VOTIMI NË QV TË FSHATIT MZI

Ende nuk ka filluar votimi në Qendrën e Votimit të fshatit Mzi në Fushë-Arrëz. Shkak është bërë vendi i Qendrës së Votimit. KZAZ kishte përcaktuar Qendrën e Votimit pranë një shkolle, por KZAZ s’kishte përcaktuar nëse është në shkollën e re apo të vjetër.

PD kërkon vendosjen e Qendrës së Votimit në shkollën e re. Një grup nga KZAZ e Fushë-Arrzit është nisur drejt fshatit Mzi.

07:58 BLLOKOHET VOTIMI NE DY QENDRA NE KORCE

Bllokohet votimi në QV në Vreshtas. Shkak ngatërrimi i listës së komisionerëve. Pritet që KZAZ të sjellë listën e saktë.

Po kështu votimi është bllokuar edhe në QV nëOrman. Shkak konstatimi i një rasti të votimit familjar.

ORA 07:48 ELBASAN PROCESI VIJON NORMALISHT
Në qarkun e Elbasanit janë thirrur në votime 321.112 shtetas. Në shtatë bashki do jenë funksionale 540 QV, ndërsa numërimi do kryhet në 10 KZAZ. Janë në gatishmëri 589 forca policie. Paraburgimi i Bradasheshit me 180 persona. KZAZ nr. 44 është Peqini; KZAZ nr.45-Belshi; KZAZ nr 46-Cerriku; KZAZ nr. 47-48-49-50-Elbasani; KZAZ nr. 51-Gramshi; KZAZ nr 52-Librazhdi; KZAZ nr. 53-Përrenjasi. Renato Kumuria, inspektori rajonal i KQZ për Qarkun Elbasan deklaron se procesi i votimit ka nisur normalisht.

07:45 NE KUKËS PROCESI VIJON NORMALISHT
Rreth 173 qendra votimi janë hapur për votuesit e qarkut të Kukësit. Sipas KZAZ-ve në qendrat votimi janë hapur me kohë në orën 7:00 të mëngjesit dhe gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

Sipas të dhënave të marra nga KZAZ-të në Kukës në votime janë thirrur 43 mijë e 837 qytetarë me të drejtë vote, në Has 15 mijë e 584 votues dhe në Tropojë 21 mijë e 690 votues. 89 qendra votimi janë në Kukës,34 në Has dhe 50 në Tropojë. Në nivel qarku deri tani numërohen në total 58 vëzhgues vendor nga ky numër 30 vëzhgues në Kukës, 13 në Tropojë dhe 15 në Has. Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve OSBE/ODIHR-i përbëhet nga 16 vëzhgues duke përfshirë edhe vëzhgues afatshkurtër. Deri tani nuk janë shënuar probleme.

07:40 PROBLEME EDHE NE DURRËS
Në Durrës procesi i votimit ka nisur me disa probleme. Në QV 96/1, në lagjen 8 nuk ka nisur ende procesi i votimit, për shkak të problemit me emrin e komisionerit të PD. Sipas gazetares Klodjana Haxhiaj, komisioneri i PD-së e ka emrin ndryshe në dokumentet. Nga qendra e votimit, kreu i Komisionit thotë se nuk është pranuar kjo gjë. “Ne nuk e kemi pranuar dhe presim te sqarohet situata, votimi nuk ka filluar ende”, pohohet.

ORA 07:30 PESHKOPI E PUKE, NE DISA QENDRA NUK KA FILLUAR ENDE VOTIMI
Në disa qendra në Peshkopi, votimi nuk ka nisur në orarin zyrtar. Kështu, QV 1139/1 ende nuk ka hapur dyert për votuesit ndonëse ora shënon 7:30.

Në QV 0392 në Pukë nuk ka filluar akoma votimi, dhe shkak është bërë një kuti e çarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.