Kryesore

Italiani i “Exit Poll-it” e shpall: Me këto rezultate, Edi Rama fiton mbi 71 mandate

21:35 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i IPR Marketing, Antonio Notto ka deklaruar live në studion e Ora News se Partia Socialiste mund të marrë më shumë 71 mandate.

Ai tha se kjo nuk është e bazuar në statistikë, por se vlerësimi do të konfirmohet orët e ardhshme.

Notto: Kemi bërë një vlerësim për mandatet e mundshme të Partisë Socialiste për të verifikuar nëse PS-ja do të kapërcejë minimumin e 71 mandateve. Sipas këtij vlerësimi që do të përditësohet në orët e ardhshme do të shohim edhe partitë e tjera se sa mandate do të marrin. Sipas këtij vlerësimi, Partia Socialiste mund të ketë arritur më shumë se 71 mandate. Është një vlerësim që do t’ua konfirmojmë në orët e ardhshme. Sigurisht, ne kemi zhvilluar një Exit Poll në rang kombëtar dhe që ka një marzh gabimi edhe më të lartë.

Tare: Sa e ka marzhin e gabimit?

Notto: Nuk ka një marzh gabimi, por kemi një vlerësim. Nuk është një përqindje vote, por thjesht një mendimi ynë. Kemi një koncept që ka shumë mundësi që Partia Socialiste do të marrë më shumë se 71 mandate.

Ora News dhe IPR Marketing kanë publikur Exit Poll-in vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit. Të dhënat janë për orën 20:00, pasi të dhënat janë në përditësim.

Në rang kombëtar sipas Exit Poll-it të Ora News dhe IPR Marketing Partia Socialiste merr 45-49% të votave, Partia Demokratike merr 30-34 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15%, LIBRA 1-3%, PDIU 3-5%.

Sipas Exit Poll-it, në qarkun  e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.

Antonio Noto tha se sipas një vlerësimi praprak PS i ka arritur më shumë se 71 mandate.

Dritan Hila: Sa është kampioni në Tiranë?

Antonio Notto, President i IMP Marketing: Kampioni për këto të dhëna të para përfaqësojnë 80% të të dhënave të të anketuarve. Ende po na vijnë të dhënat. Këtu kampioni është shumë më i madh se sa sondazhet.

Hila: Cila është metodologjia e Exit Polle.

Notto: Exit Polle janë sondazhe që kryhen jashtë kutive të votimit. Kemi përcaktuar një kampion në të gjithë Shqipërinë. Rezultati i 250 pikave të përzgjedhura ka qenë rezultati i zgjedhjeve më parë në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri. Ka përsëritur zgjedhësi mënyrën e votimit në mënyrë sekrete. Kjo është metodologjia e përdorur sot.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.