Kryesore

VIDEO/Plagosja/ Meta e quan Ramën kryesadist: I thoni Lezhës që ka ardhur Ilir Meta me njerëzit e vet…

13:20 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shëngjin është plagosur sot me tytën e armës në një incident pranë një qendre votimi në shkollën e Shëngjinit. Mësohet se i dëmtuari është Florjan Dushku.

Pasi mësoi këtë ngjarje, presidenti i zgjedhur shkoi menjëherë në Shëngjin. “Kam ardhur këtu bashkë me eskortën për të mbrojtur votën e lezhjanëve. Le të ngrihemi të gjithë kundër bandave të Rilindjes që duan të vjedhin votat, dinjitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Të ngrihemi për të dërrmuar bandat e drogës”, dhe Meta.

“Të gjithë drejt qendrave të votimit, të gjunjëzojmë oligarkinë. Kryesadisti është egërsuar se ndjen humbjen. I them atyre që për çdo pikë gjaku, Kryesadisti dhe Haki Droga do të marrin atë përgjegjësi që nuk u ka shkuar kurrë ndër mendje, për shkak të kësaj dhune dhe sadizmi që duan të ushtrojnë ndaj shqiptarëve”, tha Meta.

PLAGOSJA E MILITANTIT

Dëshmitarët e ngjarjes në Shëngjin thanë se kishin parë një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital.

“Shikoj një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital. LSI thotë se është eksponent i kësaj partie. Personi është transportuar në spital” raportuan gazetarët nga terreni.

Më pas u mësua se personi ishte plagosur me tytën e armës.  Flitet për disa persona që janë përfshirë në konflikt.

Me njëherë ka reaguar nga selia e LSI në Tiranë, Luan Rama që theksoi se ky është incidenti i tretë i shënuar në Lezhë me përfaqësues të kësaj partie, nga ata që i cilësoi si kriminelë që lëvizin lirshëm pavarësisht policisë.

Ai tha se aktivisti i tyre u plagos nga tre persona të armatosur, që siç tha Rama, “janë pjesë e një grupi të njohur kriminal të rilindjes që prej ditësh vepron në mbrojtjen e strukturave kriminale të policisë së shtetit në atë qark”.

Duke e cilësuar një rast të përsëritur, Luan Rama bëri përgjegjës Kryeministrin  dhe kreun e policisë Çako.

Këtij të fundit, shtoi ai, i është kërkuar nga Ministri Demiraj të shkarkojë ekipin drejtues të policisë në këtë qark dhe nuk e ka bërë.

Ai apeloi votuesit të mos bien pre e provokimeve.

KANDIDATI I LSI

Kandidati i LSI-së për Lezhën, Viktor Tushaj, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Shëngjin, ku mbeti i plagosur një militant i PS-së. Sipas tij kanë qenë 10 persona të armatosur që kanë dhunuar aktivistin e LSI-së. “Grupi kriminal i rilindësve po kërcënon votuesit. Policia rend pas viktimës dhe jo pas autorëve”, është shprehur ai. Sipas tij, autorët po lëvizin të armatosur me automjete pa targa.

KANDIDATI I PS

Pjerin Ndreu deklaroi dje se personat që kanë qëlluar kanë qenë jashtë Qendrës së Votimit, ndërsa akuzon LSI-në për presion në QV Shëngjin. “Personat kanë qenë jashtë qendrës së votimit. Grupe të LSI kanë ushtruar trysni në Qendrën e Votimit në Shëngjin. LSI është duke krijuar vetë tensione”, tha Ndreu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.