Kryesore

Shqipëria zgjedh, kreu i KQZ-së, Zguri: Komisionerët të jenë të paanshëm!

07:18 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Darina Tanushi

Shqipëria zgjedh sot, ndërsa janë hapur zyrtarisht qendrat e votimit. Rreth 3 milionë e gjysmë shqiptarë, (saktësisht 3 milion e 452 mijë e 260) janë thirrur të votojnë sot, për zgjedhjen e 140 deputetëve të Parlamentit të ri.

Kutitë janë hapur që në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen rreth orës 19:00 të mbrëmjes. Në zgjedhjet për Kuvendin janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 18 subjekte zgjedhore, të cilat konkurrojnë me 2.666 kandidatë. Po sot, do të votohet paralelisht në qytetin e Kavajës për kryetarin e ri të bashkisë, zgjedhje të cilat u shtynë për shkak të ngërçit politik. Ndërkohë këto zgjedhje do të monitorohen nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE-i dhe 11 nga PE-ja. Ndërkaq, 7 mije forca policore garantojnë votimet.

 

Ora 7:00

Votuesi i parë ka qenë kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i cili pasi hodhi votën në qendrën te Liceu Artistik deklaroi se gjithçka është gati.

“KQZ në kohë rekord ka bërë gati përgatitjet për zgjedhjet. Zgjedhjet të zhvillohen të qeta dhe komisonerët të jenë të paanshëm. Apel gjithë shqiptarëve që të marrin pjese masivisht ne zgjedhje. I kemi bërë të gjitha përpjekjet për një proces të qetë”, – ka pohuar Zguri pas votimit, në një dekaratë për mediat.

Sipas tij, në 10 Qendra Votimi nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, e cila pritet të ketë nisur këtë mëngjes. “Në dijeninë tonë mund të ketë shumë pak, rreth 10 QV në Shkodër që nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, duhet të fillonte sot në mëngjes”, – tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.