Kryesore

Zgjedhjet 2017/ Nis zyrtarisht procesi i votimit, probleme në Peshkopi e Pukë

08:22 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Hapet zyrtarisht qendrat e votimit, për procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2017 në Republikën e Shqipërise.

Sipas KQZ-së materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe komisionet e qendrave të votimit janë të gatshme për të nisur procesin e votimit.

Për këto zgjedhje janë regjistruar 3.452.260 zgjedhës, bazuar mbi të dhënat e regjistrit kombëtar elektronik, ndërsa në të gjithë vendin janë ngritue 5362 qendra votimi. Procesi do të administrohet nga 90 komisione zonalë të administrimit zgjedhor (KZAZ).

Të regjistruar si subjekte elektoralë janë 18 parti politike, që konkurojnë me vete.

Mësohet se janë angazhuar 7 mijë forca policore, për të garantuar procesin zgjedhor.

07:58 BLLOKOHET VOTIMI NE DY QENDRA NE KORCE
Bllokohet votimi në QV në Vreshtas. Shkak ngatërrimi i listës së komisionerëve. Pritet që KZAZ të sjellë listën e saktë.

Po kështu votimi është bllokuar edhe në QV nëOrman. Shkak konstatimi i një rasti të votimit familjar.

ORA 07:48 ELBASAN PROCESI VIJON NORMALISHT
Në qarkun e Elbasanit janë thirrur në votime 321.112 shtetas. Në shtatë bashki do jenë funksionale 540 QV, ndërsa numërimi do kryhet në 10 KZAZ. Janë në gatishmëri 589 forca policie. Paraburgimi i Bradasheshit me 180 persona. KZAZ nr. 44 është Peqini; KZAZ nr.45-Belshi; KZAZ nr 46-Cerriku; KZAZ nr. 47-48-49-50-Elbasani; KZAZ nr. 51-Gramshi; KZAZ nr 52-Librazhdi; KZAZ nr. 53-Përrenjasi. Renato Kumuria, inspektori rajonal i KQZ për Qarkun Elbasan deklaron se procesi i votimit ka nisur normalisht.

07:45 NE KUKËS PROCESI VIJON NORMALISHT
Rreth 173 qendra votimi janë hapur për votuesit e qarkut të Kukësit. Sipas KZAZ-ve në qendrat votimi janë hapur me kohë në orën 7:00 të mëngjesit dhe gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

Sipas të dhënave të marra nga KZAZ-të në Kukës në votime janë thirrur 43 mijë e 837 qytetarë me të drejtë vote, në Has 15 mijë e 584 votues dhe në Tropojë 21 mijë e 690 votues. 89 qendra votimi janë në Kukës,34 në Has dhe 50 në Tropojë. Në nivel qarku deri tani numërohen në total 58 vëzhgues vendor nga ky numër 30 vëzhgues në Kukës, 13 në Tropojë dhe 15 në Has. Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve OSBE/ODIHR-i përbëhet nga 16 vëzhgues duke përfshirë edhe vëzhgues afatshkurtër. Deri tani nuk janë shënuar probleme.

07:40 PROBLEME EDHE NE DURRËS
Në Durrës procesi i votimit ka nisur me disa probleme. Në QV 96/1, në lagjen 8 nuk ka nisur ende procesi i votimit, për shkak të problemit me emrin e komisionerit të PD. Sipas gazetares Klodjana Haxhiaj, komisioneri i PD-së e ka emrin ndryshe në dokumentet. Nga qendra e votimit, kreu i Komisionit thotë se nuk është pranuar kjo gjë. “Ne nuk e kemi pranuar dhe presim te sqarohet situata, votimi nuk ka filluar ende”, pohohet.

ORA 07:30 PESHKOPI E PUKE, NE DISA QENDRA NUK KA FILLUAR ENDE VOTIMI
Në disa qendra në Peshkopi, votimi nuk ka nisur në orarin zyrtar. Kështu, QV 1139/1 ende nuk ka hapur dyert për votuesit ndonëse ora shënon 7:30.

Në QV 0392 në Pukë nuk ka filluar akoma votimi, dhe shkak është bërë një kuti e çarë

TE DHENA PER PROCESIN
Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit janë të nëntat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist në vitin 1991.

Ja disa të dhëna për këtë proces, që do mbahet të dielen:

– Zgjedhjet do të nxjerrin 140 deputetë, të cilët do të zgjidhen me sistemin proporcional rajonal
– Vendi është ndarë në 12 zona zgjedhore bazuar në 12 qarqet, ndërsa votat do të përllogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit qark
– Ne fletën e votimit renditen 18 subjekte zgjedhore


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.