Kryesore

Kavajë/ Plas sherri mes komisionerëve dhe numëruesve jashtë KZAZ nr. 42

18:05 - 26.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndërkohë që ende nuk ka përfunduar numërimi në Kavajë, në KZAZ  nr.42  vihen re përplasje të komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve.

Menjëherë kanë mbërritur forca të shumta policie në vend. Ende nuk dihen shkaqet e këtyre përplasjeve.

Dera e KZAZ-së po mbahet e mbyllur nga policia, pasi përfaqësues të tre forcave politike, PS, PD dhe LSI u përplasën fizikisht me njëri tjetrin.

Për të neutralizuar situatën mes vëzhguesve, numëruesve dhe komisionerëve, është dashur ndërhyrja e forcave blu.

Procesi i numërimit aktualisht është ndërprerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.