Kryesore

Tiranë/ Numërohen 727 nga 1198 kuti votimi, PS kryeson me 17 mandate, LSI merr mandatin e 5-të

19:50 - 26.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




19:50

Përditësim/ Qarku i Tiranës, që është edhe më i madhi në vend, ku dalin 34 mandate deputetësh janë numëruar deri tani 727 nga 1198 kuti votimesh ne total. Nga kutia në kuti prodhohen surpriza dhe lëvizin mandatet, siç ishte rasti i LSI-së që arrin të marrë mandatin e 5-të.

Në sajë të këtij numërimi udhëheq PS me 116057 vota ose 17 mandate, duke i marrë një PD që ka 81585 vota ose 11 mandate. Nga numërimi i deritanishëm LSI ka 34299 vota ose 5 mandate dhe sipas këtij rezultati paraprak nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama, i renditur i 5-ti në listën e LSI arrin të hyjë në Parlament.

Ndërkohë që LIBRA e Ben Blushit ka siguruar momentalisht 5651 ose 0 mandate. Kurse PDIU ka marrë 7896 vota ose 1 mandat, që do të thotë se sipas këtij rezultati paraprak kryesuesi i listës së Tiranës, Shpëtim Idrizi, sipas rezultatit që ka dalë deri tani të jetë në Kuvend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.