Kryesore

“Do t’i japim timonin Edi Ramës”, kandidatja e PDIU në Dibër: Rruga e Arbrit bëhet brenda 1 viti! (VIDEO)

00:17 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kandidatja fituese e PDIU-së në Dibër, Reme Lala, pak minuta më parë, ka deklaruar se do t’i mbashkangjitet vullnetit të shqiptarëve, për t’i dhënë timonin Edi Ramës.

Lala deklaroi përballë simpatizantëve të saj, bashkë me Edi Ramën, do të bëjmë “Rrugën e Arbrit”, brenda këtij viti.

Në Dibër, ndahen 6 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 2 mandate; PD 2 mandate; LSI 1 mandat; PDIU 1 mandat.

Me këto rezultate paraprake në këtë qark, ajo që vihet re në krahasim me zgjedhjet e 2013-ës është mandati që merr PDIU.

Në zgjedhjet e shkuara parlamentare, PDIU nuk mori asnjë mandat në Dibër. Reme Lala, e cila është kandidatja e parë në listën për deputetë në Dibër, futet në Parlament.

Reme Lala, një studente e Universitetit të Neë York-ut në Tiranë, hyri në lajme gjatë ditëve të fundit, pasi kreu i Partisë Demokratike kërkoi në Dibër që banorët e këtij qarku të mos votojnë për PDIU.

“Asnjë votë PDIU-së që ka hyrë më kokë në qypin e turshive, t’a dinë ata që iu besojnë, më mirë hidhini në Drin të Zi votat se me ua dhënë këtyre”, deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.