Media

Henri Çilit nuk i dridhet qerpiku: Basha nuk meriton të ndëshkohet, por të shpërblehet

22:43 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I ftuar në studion Zgjedhje 2017, Vizion Plus, me gazetaren Rudina Xhunga, botuesi i MAPO, Henri Çili, ka komentuar kërkesat e drejtuesve të PD, për largimin e Bashës. Sipas tij, arsyet e tyre janë të ndryshme, e asgjësojnë njëra-tjetrën. Çili vlerësoi edhe figurën e Bashës, si i vetmi që mund ta drejtojë Partinë Demokratike.

“Nganjëherë krijohet ideja që ka një grup të madh që kundërshton, por arsyet janë të ndryshme. Disa ankohen pse u bënë këto lista, pasi gjithmonë do të mbeten të pakënaqur. Disa do të thonë pse u mbajtën të vjetrit e nuk erdhën të rinjtë. Të gjithë e kundërshtojnë Bashën për diçka, por kanë arsye që e asgjesojnë njëra-tjetrën. Ky konsensus shpërbëhet sapo vijmë te argumentet.

Avokati foli për një fjalim të mirë të Kryeministrit, ku për herë të parë nuk u fol për luftë klasash. Por, pa këtë profil të kryetarit të opozitës, nuk do ta kishim këtë fjalim. Ne arritëm në një kulturë të re politike, falë profilit të Lulzim Bashës. Në strukturën aktuale të PD-së, unë nuk gjej një figurë më konkurruese se të Bashës. Një tjetër argument është se Lulzim Basha nuk ka faj për strukturën 27 vjeçare të partisë dhe që ato struktura nuk tërheqin një elektorat më të madh.

Basha nuk meriton të ndëshkohet, por të shpërblehet. Për tre arsye:

Ai zgjodhi të luftone për dekriminalizimin, jo të bashkohej me bandat. Basha me anë të luftës në çadër, e detyroi Ramën të bënte shkëputjen e administartës. Kjo nuk ishte dëhstim, por sukses i madh. Të gjithë kemi një fushatë ekselence, kjo është meritë e Bashës.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.