Kryesore

Zgjedhjet 2017/ Shpërthen Tritan Shehu: Ka patur vjedhje votash në Gjirokastër

18:43 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tritan Shehu, demokrati, i cili doli fitues nga zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Gjirokastrës, ka denoncuar publikisht vjedhjen masive të votave.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’, Shehu pohoi se blerja masive e votës ndryshoi rezultatin final në Gjirokastër, ku PS-ja mori 3 deputetë, PD 1 dhe LSI 1.

“Procesi i votimit ishte normal, korrekt. Nëse do ta shohim në thelb, do shihnim probleme të mëdha, tragjike për vendin, siç është edhe blerja e votës. Blerja e votës ka ndryshuar rezultatin ne Gjirokastër. Ne kemi bërë thirrjet tona, por i takon policisë të hetojë. Ne nuk kemi në ndjekje të keqbërësve. Duhet ta bënin strukturat e policisë. Më tragjike është problemi i kanabisit dhe i drogës, të cilën e kam denoncuar edhe më parë, ndërsa ky qark është mbuluar nga droga. Paratë e drogës janë kthyer në mjet intimidim, kërcënimi për njerëzit e ndershëm. Tani i përdorin në këtë mënyrë”, tha Shehu.

Ndërkohë që u pyet nëse ka prova me emra, Shehu u përgjigj se “Nuk kam prova, se nuk jam prokuror. Por opinioni im është se e gjithë kjo është organizuar nga strukturat shtetërore”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.