Kryesore

Atentat në qendër të Shkodrës, 8 plumba mbi Ilmir Hajdarin. Dyshimi për precedentët e vjetër

23:56 - 28.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Ermira SHKEMBI

 

SHKODËR

Një 42-vjeçar nga Shkodra është plagosur rëndë në një atentat në qendër të këtij qyteti. Ilmir Hajdari, I njohur ndryshe dhe si Mir Vetlla është qëlluar me armë zjarri (pistoletë) nga persona ende të paidentifikuar teksa ndodhej I ulur në një lokal. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 në lagjen “Perash”, në vendin e quajtur “sheshi Isa Boletini”. Mësohet se autorët e krimit kanë qenë në një automjet kur kanë sulmuar 42-vjeccarin, i cili sipas bluve është person me prececedent penalë.

Për pasojë, Ilimir Hajdari ka mbetur i plagosur me 8 plumba, 3 prej të cilëve në gjoks. Ai është dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Bluzat e bardha të këtij spitali pohuan se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën. Nisur nga gjendja e rënduar shëndetësore ai është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë. Ndërkaq, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga errësira.

Krismat e armëve kanë terrorizuar banorët, ndërsa policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Burimet e mësipërme pohuan se po hetohet në disa pista për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se atentati mund të ketë marrë shkas nga ngjarje të mëparshme kriminale ku pohohet të jetë përfshirë 42-vjeccari, por edhe nga ndonjë konflikt i kohëve të fundit, pasi Hajdari njihet në Shkodër (sipas policisë) si person problematik.

ATENTATI

Ilmir Hajdari, i cili njihet si një ndër ish të fortët e Shkodrës është qëlluar mbrëmë teksa po pinte kafe në një lokal. Atentatorët nuk kanë hezituar të shkrepin armën drejt shënjestrës së tyre, edhe pse në lokal kishte shumë njerëz dhe në rrugë kishte shumë kalimtarë. Plot 8 plumba ka marrë në trup 42-vjeccari. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se Mir Vetlla është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Pas plagosjes, forca të shumta policore kanë bërë rrethimin dhe krehjen e zonës por deri afër mesnatës nuk është bërë e mundur rënia në gjurmët e autorëve të krimit. Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona (dëshmitarë okularë si dhe persona me precedentë penalë).

HETIMET

Burime pranë grupit hetimor deklaruan për “GSH” se po hetohet në disa pista për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në qendër të qytetit verior. Sipas hetuesve të ccështjes, Ilmir Hajdari rezulton se është preson me precedent penal, pasi është akuzuar për atentatin dhe vrasjen me armë zjarri të Indrit Bajrit më 21 tetor të vitit 2001. Në lidhje me këtë ngjarje (vrasjen e Indrit Bajrit), Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky I fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar sepse ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes së Indrit Bajrit. Pas daljes nga burgu, Hajdari është pajtuar me fisin Bajri, duke mbyllur kështu konfliktin. Pavarësisht kësaj, policia nuk përjashton mundësinë që ngjarja e mbrëmshe të ketë si motiv hakmarrjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.