BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Genta Ismajli Zhvishet me bikini në Turqi

16:00 - 28.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Genta Ismajli Zhvishet me bikini në Turqi





Genta Ismajli Zhvishet me bikini në Turqi
Pushimet verore kanë mbaruar, por një videoe e publikuar në faqen e youtube, sjell imazhet e nxehta të Genta Ismajli me bikini. Ajo ndodhet në një pishinë në Turqi, me miqtë e saj, por nuk mungon as i fejuari, Miloti. Teksa të gjithë pushuesit janë shtrirë duke marrë rreze dielli, Genta nën rritmin e muzikës “dridhet”. Kjo situatë nuk i ka shpëtuar disa pushuesve të tjerë, që e kanë fiksuar këtë moment në kamerat e tyre. Ata kanë qenë duke bërë tifozllëk dhe janë joshur nga bukuria dhe kërcimet e këngëtares shqiptare duke e filmuar gjithë skenën. Por ky moment zbulohet nga Genta, e cila ia kthen atyre me të njëjtën monedhë. Nxjerr kamerën dhe fillon t’i filmojë djelmoshat që ndodhen nga krahu tjetër i pishinës. Ky çast duket paksa i papritur për ata, ndërkohë që këngëtarja duke menduar se ata janë paparazi fillon të qeshë dhe vazhdon kërcimin e saj sensual e veshur me bikini të verdha nën ritmet e muzikës orientale që dëgjohet në sfond. Kjo video ka bërë tashmë xhiron e saj në internet, derisa u zbulua rastësisht në internet nga navigimet e “Bluetooth”. Por, më shumë sesa kërcimi tundues i Gentës, bien në sy linjat e saj: në formë të plotë dhe me shumë humor, ajo duket shumë seksi. Ndërkaq, këtë moment e përcjell edhe i fejuari, Miloti, i cili ndodhet vetëm pak hapa larg saj. Ai sheh gjithë skenën me qetësi dhe vazhdon të qëndrojë i shtrirë mbi shezlon pa e vrarë mendjen për atë që ndodh rrotull. Ndërkohë miqtë e tjerë të Genta Ismajlit, hedhin batuta dhe qeshin, duke menduar se e gjithë kjo skenë është një kurth paparacësh, por kurrsesi një video amatore mes pushuesish.


Ky shkrim u botua më 17 tetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.