Kryesore

Deputetja e PD: Koha për reflektime, jo për fletërrufe apo shfaqje mode në televizion

18:55 - 28.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas shumë eksponentëve të Partisë që kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, ka reaguar edhe deputetja Mimoza Hajdarmataj.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Hajdarmataj shprehet se tanimë në PD është kohë për analizë dhe reflektim, jo për fletërrufe apo shfaqje mode në televizione. Sipas saj Partia Demokratike ka kryetar të përhershëm, dhe ai është militanti demokratik.

Statusi i Mimoza Hajdarmataj

Koha për analizë, debate, reflektime dhe jo më për fletërrufe online apo shfaqje mode në televizion.

Kolegëve (sepse për mua në politikë nuk ka ISH), ju lutem mos u vetëfyeni më para sakrificave dhe punës aq fisnike të cdo demokrati e demokrate, në struktura dhe jashtë tyre, me këtë kryqëzatë mllefesh.

Në krye të PD-së ka një “kryetar të përhershëm” dhe ai është anëtari dhe militanti demokrat !

Pas çdo fushate e aq më tepër të atyre që mbyllen me disfatë, vjen koha për analizë, debate, reflektime por jo për fletërrufe.

PD është parti e lirisë dhe vlerave të saj.

E tillë duhet të jetë edhe gara dhe vota e lirë.

Ne që luftojmë aq shumë që Shqipëria ta arrijë këtë, duhet të japim shëmbullin së pari nga shtëpia jonë politike.

Të presim të qetë dhe të punojmë për standardet e 22 Korikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.