SPORT

PRAPASKENAT/ Zbulohet kushti që i ka vënë Duka trajnerit italian: Ofertë 2-vjeçare nëse…  

10:24 - 28.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me sa duket, ekuacioni me disa të panjohura për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare po njeh një nga një elementet e zgjidhjes. Së fundmi, emrat e qarkulluar deri tani po minimizohen dhe vetëm një prej tyre duket se ka marrë një ofertë konkrete. Xhankarlo Kamoleze është shumë pranë stolit të përfaqësueses shqiptare.

Mirëpo, trajneri 56- vjeçar duhet të mendohet mirë përpara se të thotë “PO”. Në tryezë do të ketë një kusht të panegociueshëm të vendosur nga presidenti i FSHFsë, Armand Duka.

OFERTA

Në numrin e djeshëm, “Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se emri i Kamolezes ka arritur të superojë të gjitha alternativat e tjera të përmendura deri më tani. Sipas “Eurosport”, atij i është ofruar një kontratë dyvjeçare për të zënë vendin e lënë bosh nga Xhani De Biazi, i cili dha dorëheqjen pas ndeshjes mes Izraelin.

Por, për të nënshkruar, ai duhet të pranojë më parë edhe kushtin që me sa duket ka kreu i FSHF-së për trajnerin e ardhshëm, atë që në fakt nuk ia ka kërkuar asnjëherë De Biazit: kualifikimin në “Botërorin 2018”. Të paktën ky duhet të jetë synimi në katër ndeshjet e mbetura në grup, një mision shumë i vështirë, duke llogaritur që dy përfaqësueset që janë të parat, Spanja dhe Italia, kanë një avantazh prej 7 pikësh ndaj kuqezinjve.

PRAPASKENA

Me sa duket, kreu i FSHFsë kërkon të testojë nëpërmjet kësaj kërkese ambiciet që ka çdo trajner kandidat dhe bindjen tek aftësitë e tij, për të bërë edhe më shumë sesa De Biazi.

Trajneri i ri do të ketë mënyrën të tregojë vlerat e tij edhe gjatë Ligës së Kombeve dhe nëse do të bindë deri atëherë, do t’i ofrohet rinovimi edhe për edicionin e “Euro 2020”, kualifikueset e të cilit fillojnë në mars 2019. Në këtë mënyrë, numri një i federatës së futbollit do të kërkojë që të mbajë të motivuar që në start teknikun pasues të De Biazit, për të mos lënë asnjë shans “gabimi” në katër ndeshjet e mbetura. /PanoramaSport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.