Kryesore

Biznesmeni i plagosur, mjekët: Gjendja kritike, hemorragjia në kokë pengon operacionin

15:38 - 29.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ditë pas atentatit në qendër të Tiranës,  gjendja shëndetësorë e biznesmenit Tefik Hyka paraqitet tejet kritike aq sa mjekët e kanë të pamundur të ndërhyjnë në rrugë kirurgjikale.

Burime nga Spitali Universitar i Traumës në Tiranë bënë me dije GSH.AL se biznesmeni që pas mbërritjes në spital është vendosur në terapi intensive në gjendje gjumi për shkak të krizave të forta.

Imazheritë e kryera tregojnë për tre trupa të huaj në brendësi të kokës që i kanë shkaktuar një hemorragji shumëfishe e cila duhet përtharë për ti hapur rrugë operacionit. Të njëjtat burime thonë thonë se biznesmeni mbahet në observim 24 orë dhe se orët në vijim mbeten vendimtare për vijimësinë e jetës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.