Kryesore

Foto/ Të dehur dhe të armatosur, policia ndalon tifozët bullgarë në Qafë Thanë

12:54 - 29.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tifozët e Botev Plovdiv duket se nuk kanë ardhur vetëm të shohin ndeshjen e skuadrës së tyre në Ligën e Europës ndaj Partizanit në Tiranë dhe kanë detyruar policinë kufitare shqiptare të kthejë mbrapsht një pjesë të tyre.

Sipas informacioneve të “Panorama Sport”, një grup prej më shumë se 100 tifozësh është nisur drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen, por është ndaluar gjatë paradites së sotme nga policia në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Mësohet se disa prej tifozëve kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa policia, gjatë kontrollit të ushtruar, ka gjetur në automjetet me të cilat udhëtonin edhe thika apo mjete të forta të cilat mendohej se do t’i merrnin me vete në stadium.

Policia ka lejuar pjesën më të madhe të tifozëve të kalonte kufirin dhe të udhëtonin drejt Tiranës, ndërsa ka ndaluar 5-6 prej tyre që të hynin në territorin shqiptar, duke i cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë për mbarëvajtjen dhe rendin publik.

Tifozët e Botev kishin krijuar probleme edhe gjatë udhëtimit të tyre në Maqedoni. Ata janë ndaluar nga policia maqedonase pranë Kumanovës, pasi kanë pikturuar kryqet naziste nëpër mure.

Më pas, ata janë shoqëruar me eskorta të shumta policore gjatë të gjithë rrugëtimit të tyre në territorin maqedonas, deri në kufi me Shqipërinë./Panorama Sport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.