Kryesore

Petrit Vasili jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së, zbulohet se kush do ta marrë drejtimin e partisë

13:21 - 29.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Petrit Vasili nuk do të jetë më kreu i LSI-së, ndërsa ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kësaj partie.

Petrit Vasili e ka bërë të ditur këtë vendim në mbledhjen e grupit të partisë që ai drejtonte prej pak kohësh, pasi Ilir Meta u zgjodh President i vendit. Ky vendim vjen pas rezultatit në zgjedhjet e 25 qershorit, ku LSI që ai drejton nuk arrit të dalë forcë e parë ashtu siç pretendohej, por mori vetëm 19 mandate dhe u rendit e treta pas Partisë Demokratike.

Ndërkaq janë zbardhur dhe arsyet që çuan kreun e LSI-së, Petrit Vasili të jepte dorëheqjen nga posti i tij. Kështu nga burime brenda Kryesisë se dorëheqja është bërë me pretendimin që LSI të jetë më aktive në opozitë.

“Dorëheqja ime që LSI të jetë më aktive në opozitë. Dorëheqja ime për çështje organizimi”, – ka thënë Vasili.

Në orën 14:00, Petrit Vasili do të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të sqarojë edhe arsyet e dorëheqjes.

Monika Kryemadhi, do të kandidojë për kryesimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nënkryetarja e LSI-së, Kryemadhi mësohet se do të marrë drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Petrit Vasilit, raporton “News24”. Mësohet se të mërkurën mblidhet Konventa Zgjedhore e LSI për të zgjedhur kryetarin e ri.

 

Vijon…

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.