SPORT

Propozim për martesë para ndeshjes, sulmuesi i Sant Hulias bie në “dashuri” me përkthyesen korçare: Jam gati të martohem me të!

15:16 - 29.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Humor, shumë të qeshura, por edhe një kërkesë e rrallë para ndeshjes Skënderbeu-Sant Hulia. Sulmuesi i ekipit nga Andorra, Noah Bafoe, është gati të martohet me një vajzë shqiptare.

Duke përfituar edhe nga prania e përkthyeses nga Korça, Jorgisa Bandilli, në konferencën e djeshme për shtyp, lojtari ganez nuk ngurroi as të flirtonte me të. Gazetarët nisën të pyesnin sulmuesin në lidhje me ndeshjen, por ky i fundit as që nuk e kishte mendjen tek ajo që do të ndodhë sot.

Madje, ganezi nuk kishte asnjë kompleks, nisur nga fakti që në krah të tij ishte vetë trajneri i Sant Hulias. 23-vjeçari nisi të fliste spanjisht, duke bërë kërkesën e veçantë. “Më pëlqen shumë Shqipëria. Në këto pak orë sa kemi këtu, kam parë shumë vajza të bukura. Ja kjo që po përkthen, nëse është dakord, unë jam gati të martohem me të”, ka thënë fillimisht sulmuesi ganez.

Mirëpo, ka marrë një përgjigje refuzuese nga përkthyesja korçare, e cila duke qeshur i tha: “Shqipëria është larg nga Andorra, nuk mund të shkoj atje”. Por, Noah Bafoe vazhdoi me të tijën.

“Jam gati të qëndroj menjëherë pas ndeshjes në qytetin e Korçës dhe ja ku jam”, shtoi sulmuesi, duke bërë që në sallë të plasnin të qeshurat. Ganezi doli shumë i gëzuar nga konferenca dhe u pa aktiv në stërvitje, duke mos lënë mënjanë batutat.

Noah është student në Andorrë dhe tani ëndërron të qëndrojë në Shqipëri. Nuk është thjesht një shaka, pasi sulmuesi e përsëriti disa herë dje këtë dëshirë, raporton PanoramaSport.

PIKANTE

* Trajneri i Sant Hulias, Luis Blanko, para stërvitjes së djeshme kërkoi që një nga portat të vendosej në mesin e fushës. Mirëpo, nuk i la punëtorët e fushës që të bënin këtë detyrë, por e mori portën bashkë me kolegun e tij dhe e çoi në vendin ku dëshironte.

* Drejtuesit e ekipit nga Andorra janë interesuar për udhëtimin e Skënderbeut në ndeshjen e kthimit, duke mësuar se kur korçarët do të mbërrijnë në shtetin e vogël mes Spanjës dhe Francës. Klubi Sant Hulia kërkoi me ngulm axhendën për faktin se fushat janë të limituara dhe, në rast se Skënderbeu vjen dy ditë para, duhen marrë masa që tani.

* Pas konferencës për shtyp, i ngacmuar nga gazetarët, trajneri Blanko, në lidhje me deklaratën që bëri në konferencën për shtyp, dha këtë përgjigje: “Në sallën e konferencave normal që do të thosha futemi për fitore. Më dëgjojnë lojtarët dhe unë dua që të mos e ul moralin e tyre, prandaj e thashë një gjë të tillë një ditë para ndeshjes”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.