SPORT

Shkeli marrëveshjen me klubin duke firmosur në Greqi, Kukësi do të hedhë në gjyq Albi Allën

11:57 - 29.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Skuadra e Kukësit ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në lidhje me largimin e mbrojtësit Albi Alla, drejt skuadrës greke të Larisës. Verilindorët deklarojnë se do të nisin procedurat ligjore kundër Allës, pasi ata pretendojnë se futbollisti është në kontratë me Kukësin dhe nuk ka të drejtë të firmosë me asnjë klub tjetër, raporton “PanoramaSport”.

Mes pretendimeve kontraktuate të kampionëve është edhe një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh që ishte parashikuar në kontratë në rast të një precedenti të tillë.

Kërkesa e klubit të Kukësit:

Ndalimin e çdo negociate apo nënshkrimi të ndonjë kontrate pune me ndonjë klub tjetër vendas ose i huaj. Nëse ju negocioni apo nënshkruani ndonjë kontratë me klube të tjera, ju bëjmë me dije se Klubi i Kukësit do të fillojë procedurat ligjore për dëmshpërblimin nga ana juaj.

Kopja e shkresës që i është dërguar Albi Allës:

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.