SPORT

Tetë orë fluturim, gjumë në avion dhe zgjimi i mrekullueshëm, ja dita e Tiranës në Netanja

10:26 - 29.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ishte ora 5 e mëngjesit e së mërkurës kur Tirana “zbarkoi” në Izrael. Rrugëtimi prej 8 orësh në transit me destinacion “tokën e bekuar” (me një ndalesë dy orësh në Stamboll), kaloi shpejt për bardheblutë dhe sigurisht që në ndihmë u erdhi edhe… gjumi. Pjesa dërrmuese ka përfituar të flejë gjatë kohës që avioni i drejtohej aeroportit të Tel Avivit.

Me të mbërritur kanë marrë rrugën drejt Netanja, qytet shumë pranë Tel Avivit, atje ku do të zhvillohet edhe ndeshja kundër Makabit (pasi stadiumi i kundërshtarit është në rikonstruksion).

Me të mbërritur në hotelin “West Lagoon Resort Netanja”, lojtarët janë akomoduar në dhomat e tyre dhe për afro 5-6 orë kishin mundësi që të qetësoheshin, por sigurisht që gjumi këtë herë ishte edhe më i rehatshëm.

Zgjimi i ka mrekulluar dhe për të kuptuar këtë mjafton të shohësh postimet e lojtarëve në rrjetet sociale. Deti dhe infrastruktura i ka bërë përshtypje, ndaj nuk hezituan që pamjet që ofronte ballkoni i gjithsecilit ta filmonin apo ta shkrepnin me ndonjë foto.

Pasi kanë konsumuar drekën, kanë zhvilluar edhe një seancë teorike, ku Ze Maria është munduar edhe një herë që t’u japë porosi për atë çka duhet dhe nuk duhet të bëjnë në “Netanja Stadium” sonte në orën 20:00 (me orën tonë gjithnjë).

Braziliani i bardhebluve pret një ekip të shkurtër në fushë e agresiv dhe mbi të gjitha kërkon kujdes në mbrojtje, pasi qëllimi fillestar është që të mos pësojnë.

Axhenda e pasdites së djeshme ishte më shumë se e ngjeshur, ndërsa me orën lokale, në 20:30 u zhvillua konferenca për mediat, ndërsa 30 minuta më vonë kryen edhe stërvitjen e fundit për t’u përshtatur me terrenin, por edhe me klimën.

Paraditja nuk i ofroi ndonjë temperaturë të lartë, madje për të mos thënë që ishte njësoj me vendin tonë, pasi shkonte deri në 33-34 gradë celsius, por në mbrëmje sigurisht që vështirësia u shtua.

Temperaturat edhe pse u ulën, madje shkuan në 26, mungesa e ajrit bënte që lojtarët të hasnin siklet. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, mbrëmjen e sotme Tirana do të ketë një “armik” më shumë, pikërisht vapën. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.