Kryesore

Vasili tregon arsyet: Ja pse dhashë dorëheqjen, propozoj Monika Kryemadhin për kryetare të LSI  

14:20 - 29.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Petrit Vasili, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur për herë të parë për vendimin e marrë, dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ndër të tjera ka treguar edhe arsyet, por edhe propozimet e bëra në mbledhjen e kryesisë të kësaj force politike, ku një prej tyre është ai i vendosjes së Monika Kryemadhit si kryetare e LSI.

“Duke qenë se kryesia mori në shqyrtim rezultatet e fundit dhe situatën pas elektorale, jam këtu për t’u komunikuar vendimet që u morën. Së pari në emër të kryesisë dhe timin personal kam një falënderim për ata 230 mijë votues dhe misionaë të LSI që dhanë votën. Një rezultat i madh, e cila u maturua falë mijëra e mijëra votuesve, të cilët votuan me bindje të plotë për një Shqipëri të mirë, integritet moral, kundër strategjisë së krimit, shit-blerjes së votës, frikësimit edhe tronditjes së bursave dhe eurove të derdhura për të blerë votat. LSI u rrit më shumë se çdo parti tjetër. LSI është forca opozitare e vërtetë që i ka munguar këtij vendi.

Kryesia e LSI-së vendosi të përvijojë puna e nisur që është raportuar gjerësisht me faktorin ndërkombëtar dhe do vazhdojë për të dokumentuar me dhjetra fakte, foto video, dëshmi strategjinë e pashembullt të deformimit të votës, nëpërmjet aktivizimit të bandave të bëra njësh me Policinë e Shtetit, që falë edhe deklaratave të kryeministrit zhbëri edhe rolin e Policisë, gjithashtu vendosi edhe mënyrën e ristrukutirimit të LSI në opozitë, pasi fronti është i gjerë është moment historik për LSI se elektorati i ka ngarkuar një përgjegjësi të madhe për ti dhënë më në fund Shqipërisë një opozitë.

Prej 4 vitesh Shqipëria nuk ka pasur opozitë. Roli i ri kërkon energji të reja. Ndaj në këtë funksion kam vendosur të paraqes dorëheqjen dhe kam marrë besimin e saj që të drejtoj grupin parlamentar të LSI-së, që është një grup me detyra dhe përgjegjësi të mëdha dhe të reja, njëherazi fronti tjetër i madh i shtrirë në tërë territorin ku mijëra shqiptarë presin përgjigje të mëdha, për t’i dhënë përgjigje një 20% pakice.

Ndërkohë që kam propozuar zonjën Monika Kryemadhi, bazuar jo thjesht si zv/kryetare, por në radhë të parë për kualitetin politik të njohur nga publiku shqiptar, që është lidhur me qytetarin e asnjë interes tjetër dhe kualitetin organizativ dhe dinamizimin e këtij domensioni që ajo e reflekton si askusht tjetër në politiken shqiptare
ka qenë një politikane aktive që s’është bërë pjesë në asnjë rast e asnjë ekzekutivi dhe ruan urën lidhëse mes qytetarit dhe pushtetit.

Gjithashtu, një tjetër propozim është ai i Luan Ramës si zëvendëskryetar, si dhe njëherëzi propozimin e Erisa Xhixhos si nënkryetare të LSI-së, post që e ka mbajtur Luan Rama.

Mbledhja do të mbahet të mërkurën e ardhshme që do të marrë këto vendime. Do të rishpreh edhe njëherë punën që ka bërë LSI-ja, që është dukshëm fituesi i këtyre zgjedhjeve”, – ka thënë ndër të tjera, Vasili në konferencën për shtyp.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.