Media

Dhëndri i Berishës: PD-ja kishte gabime, por t’i ndajmë në forumet e PD dhe jo nëpër media apo kafene

13:37 - 30.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i departamentit te Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit ne PD, Jamarber Malltezi, njeherësh dhendri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar ashpër pas humbjes se PD në zgjedhje.

Malltezi ka qenë i ashpër në postimin e tij në “Facebook” ai është shprehur se kishte gabime ne PD por do të ishte me mirë qe mendimet tona t’i ndajmë ne forumet e PD dhe jo neper media apo kafene.

Postimi i Malltezit

PD është krijuar nga studentet dhe intelektualet si parti e njerëzve te LIRE nen moton “Liri – Demokraci!”.

Nuk u krijua për pushtet. A kemi mundësi qe gjithkush te thotë lirshëm dhe me respekt për njeri-tjetrin mendimet dhe qëndrimet e tij? Dhe mire është qe mendimet tona t’i ndajme ne forumet e PD dhe jo neper media apo kafene.

Kemi njerëz me bagazh te madh intelektual dhe me eksperience te madhe ne zgjedhje.

Duhet dëgjuar zëri i anëtareve dhe te forumeve pasi ky rezultat ishte i pamerituar, i vjedhur padyshim, por kishte gabime te renda te PD dhe këto duhet t’i themi për te mirën e PD dhe te Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.