SPORT

Fiton Skënderbeu, sulmuesi i Sant Hulia bën tentativën e fundit për nuse shqiptare, ja çfarë i dhuroi përkthyeses

12:25 - 30.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Skënderbeu nuk ka arritur të marrë më shumë se një fitore minimale ndaj skuadrës modeste nga Andorra, Sant Hulia, në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës.

Askush nuk e kishte pritur një fitore minimale të Skënderbeut ndaj Sant Hulias, por tani një gjë e tillë është fakt dhe kualifikimi në turin tjetër të Ligës së Europës është i hapur.  Korçarët goditën 2 herë shtyllën në pjesën e parë me anë të sulmuesit malazez Vujoviç, ndërkohë që në pjesën e dytë makthi i gjetjes së golit vazhdoi me një penallti të humbur nga Liridon Latifi. Por mesfushori e korrigjoi gabimin e tij në minutën e 69 teksa realizoi një supergol me goditje dënimi, gol që i dha fitoren 1-0 Skënderbeut.

Pas përfundimit të ndeshjes, ekipi i Sant Hulias u largua menjëherë nga Korça. Në orët e para të mëngjesit të sotëm është nisur drejt Andorrës nga aeroporti “Nënë Tereza”, raporton PanoramaSport.

Ndërkohë që pasi kanë dalë nga stadiumin “Skënderbeu”, ganezi i skuadrës Sant Hulia, Bafoe, që u bë protagonist një ditë më parë pasi kërkonte nuse në Shqipëri, i dhuroi përkthyeses bluzën e tij me numrin 21 dhe më pas u largua i mërzitur…ndoshta që nuk mundi të gjente nuse shqiptare.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.