Kryesore

Monika Kryemadhi flet pas propozimit si kryetare e LSI-së: Ne jemi opozita që…

11:12 - 30.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Monika Kryemadhi, e cila është propozuar nga Petrit Vasili që dha dorëheqjen vetëm një ditë më parë, për të drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka dhënë sot një mesazh për mbështetësit e saj.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale në faqen e saj “ Facebook” Monika Kryemadhi duke uruar mirëmëngjes,  ka folur dhe për rolin e ri që do të ketë LSI. Në  mesazhin e saj, Kryemadhi shkruan se tani LSI përfaqëson opozitën e vërtetë dhe premton që do ngrejë zërin fort për çdo shqetësim qytetar.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit

Mirëmengjes miq! ☀️☀️ Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim. Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona. Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja. Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin. Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.