Media

Topalli: Rezultati i zgjedhjeve fatal, Lulzim Basha është katastrofa e PD-së. Ta largojmë!  

14:11 - 30.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-nenkryetarja e PD, Jozefina Topalli, e cila nuk u përfshi në listat e PD-së, ka dalë në një konferencë për shtyp. Përpara mediave, ajo i ka quajtur fatale rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, ndërsa ka akuzuar Lulzim Bashën se po mban peng PD-në. Gjithashtu, ajo e ka quajtur Lulzim Bashën si katastrofa e PD-së.

Sipas ish-kryetares së Kuvendit, Basha kërkon të shmangë llogaridhënien dhe kërkon të manipulojë procesion duke shkelur brutalisht statusin e partisë.

“Rezultati fatal dhe mungesa e 200 mijë votave situata po përshkallëzohet dhe më e rëndë. Basha ka filluar nisjen e një procesi antistatuor për t’i imponuar PD një garë të rreme për kreun e PD, duke e bërë të nxituar, joserioze, po kërkon të mbajë peng partinë dhe të grabisë një mandat të ri drejtues, po tenton t’i shmanget përgjegjësisë për humbjen katastrofale të PD në keto zgjedhje, po kërkon të shndërrohet nga humbës në fitimtar.

Qindra mijëra vota që Basha ia hoqi PD nuk i asgjëson dot me nje proces të manipuluar zgjedhor brenda PD. Demokratët s’ja falin kurrë edhe sikur të manipulojë garën.

Basha është katastrofa e PD-së, falë strategjisë së gabuar “fake oposition”, teknikave rrëzoi në gjunjë PD dhe i dha ndihmën më të madhe zotit Rama, bashkudhëtarit dhe mikut të orëve të vona të kësaj vere.

Ringritja e PD fillon vetëm me largimin e Lulzim Bashës. Ai kërkon të manipulojë procesin duke shkelur statutin e PD. Nuk pranon barazi në garë, rregulla të drejta, proces të hapur dhe transparent. Nuk pranon ballafaqim dhe as debat.

Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e vërteta. Ne kërkojmë një garë të barabartë, rregulla të ndershme të paanshme konkurrencë të vërtetë dhe debat. I bëj thirrje zotit Basha të ndërpresë paligjshmërinë dhe pengmarrjen e partisë para se të përballet me zemërimin e demokratëve, të kuptojë se ata do dinë të mbrojnë partinë e tyre.

U bëj thirrje gjithë demokratëve të bëhemi bashkë dhe të mbrojmë partinë nga pengmarrja. Të mbrojmë statutin të drejtën tonë për të zgjedhur drejtuesin. Është koha të ngrihemi të mbrojmë statutin, të drejtën tonë për të zgjedhur drejtuesin e partisë, të mbrojmë demokracinë dhe vlerat që na lidhin bashkë prej dekadash në këtë familje të madhe”, – ka thënë Topalli.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.