Kryesore

Grupi anti-Basha publikon një tjetër deklaratë: Duam proces të drejtë, pastaj vendosen kandidatët për kryetar

14:53 - 01.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Grupi anti-Basha ka publikuar sot nje tjeter deklarate, por perseri ajo nuk shoqerohet nga emrat e firmetareve. Njoftimi thote se kerkesat behen ne emer te te gjithe anetareve te PD, por eshte e paqarte kush qendron pas dekkarates duke qene se jane te pakten 2 geupime te ndryshme qe kane dale kunder kryetarit te PD. Gjithashtu, mbetet ende e paqarte nese do kandidoje apo jo Astrit Patozi duke qene se u perfol kandidimi i tij por grupi ne deklarate thote se kandidatet anti-Basha do te dalin pasi te rivendoset procesi i zgjedhjeve ne rruge statutore.

DEKLARATA

Në emër të gjithe aktivisteve, anetareve te forumeve, deputeteve, personaliteteve dhe figurave publike qe jane bere bashke ne mbrojtje te statutit dhe Partisë Demokratike, e cila bëhet sot publike si qëndrim i përbashkët.

Zgjedhjet e 25 qershorit shenuan disfaten me te rende zgjedhore ne historine e Partise Demokratike. Kundershtari politik u fut ne garen zgjedhore me nje bilanc te turpshem qeverises, me deshtime dhe paudhesi, te cilat jane mbajtur shenim jo vetem nga shqiptaret, por jane evidentuar edhe nderkombetarisht. Partia Demokratike ka meriten e pamohueshme te denoncimit publik te tyre.

Rezultati i zgjedhjeve ne favor te qarte te mazhorances dhe ne ndeshkim te forte te opozites ishin rezultat i blerjeve masive te votave me parate e droges dhe perfshirjes se krimit ne proces zgjedhor, por edhe pasoje e gabimeve te renda te PD

PD duhet t’u ktheje me urgjence shpresen shiptareve, duhet t’u ringjalle besimin, duhet te shpetoje demokracine ne kete vend. Prandaj nje garë e hapur, me rregulla te drejta e te paanshme, me analizë dhe debat alternativash, me konkurrim real dhe respekt e gjithë-përfshirje për sfidantët perben kushtin themelor per rimekembjen e PD-se.

Kryesia e PD-se duhet te garantoje gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurence te vertete, ballafaqim e debat, sipas statutit dhe rregollores per zgjedhjet, te cilat duhet te miratohen perpara fillimit te procesit.

Bazuar ne sa me siper, Kryesia e PD-se duhet te mblidhet me urgjence dhe te marre masat e nevojshme perfshi:

1. anullimin e procedures se nisur pa miratimin e kryesise se PD-se;

2. ngritjen e nje grupi gjithperfshires pune per hartimin e rregullores per zgjedhjet dhe te kalendarit te procesit zgjedhor;

3. te miratohen regullorja dhe kalendari, sipas statutit;

4. me hyrjen ne fuqi te ketyre akteve, Kryesia te shpalle zgjedhjet ne nje date te pershtatshme dhe te pranueshme per te gjithe;

5. Pas zgjedhjes se kryetarit te ri te filloje menjehere procesi per organizimin e kongresit te jashtezakonshem te Partise, ku te paraqitet platforma politike per rimekembjen e PD-se dhe per ringjalljen e opozitarizmit ne Shqiperi.
Menjehere pas plotesimit te kerkesave statutore secili nga demokratet ka kushtet per te hyre ne gare me synim bashkimin e Partise.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.