SPORT

Mediat bullgare akuzojnë Partizanin, për komplot ndaj ndeshjes

10:05 - 01.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ankesat e bullgarëve rreth ndeshjes Partizani-Botev Plovdiv nuk kanë të mbaruar, pasi vijnë nga të gjitha anët. Gjithsesi, zyrtarisht asnjë drejtues apo përfaqësues i Botev Plovdivit nuk është prononcuar rreth problemeve që kanë hasur gjatë ndeshjes së zhvilluar më 29 qershor në Tiranë.

Akuzat kryesore vijnë nga mediat bullgare, kryesisht të deleguarve që kanë qenë pranë klubit në aventurën shqiptare. Referuar një shkrimi të botuar në “PlovdivDerby.com” thuhet se Partizani u mundua që të kryente komplot ndaj “kanarinave”, në mënyrë që të krijonte disa probleme artificiale, që mund të ndikonin në paraqitjen e ekipit gjatë ndeshjes. Sipas këtij shkrimi, numrat e palës shqiptare me skuadrën e Botevit para ndeshjes nuk kishin të mbaruar.

Gjithsesi, skuadra e trajnerit Nikolai Kirov arriti që të fitonte me rezultatin 3-1 në “Selman Stërmasi”. Ankesat e bullgarëve në ditën para ndeshjes kishin të bënin me disa fakte. Në pretendimet e tyre thuhet se organizatorët u dhanë topa të butë në seancën që zhvilluan një ditë para ndeshjes, si dhe fusha ishte e thatë.

Pakënaqësia tjetër kishte të bënte me dhomat e zhveshjes, pasi kondicioneri nuk punonte, ndërkohë që temperaturat ishin të larta. Në shkrim thuhet se, falë presionit të delegatit të ndeshjes, fusha u lag përpara zhvillimit të sfidës. Një tjetër truk që përdorën shqiptarët, sipas bullgarëve, ishte vonesa e autobusit që do të vinte të merrte lojtarët e Botev Plovdivit te hoteli për t’i dërguar në stadium. Gjithsesi, fitorja 3-1 bëri që bullgarët të harrojnë problemet që i kishin përndjekur gjatë dy ditëve në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.