Kryesore

VIDEO / Si u vra mjeku në sy të familjes në Shkodër, Renea aksion për kapjen e autorit, por ai…

08:42 - 01.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Tronditet sërish Shkodra, një ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkak të pronsise.

Ngjarja mesohet se ka ndodhur ne lagjen “Qemal Stafa” të qytetit rreth orës 00:00.

Si pasojë 40- vjeçari me profesion mjek Ilir Aliaj ka mbetur i vdekur.

Nga të dhënat e para mësohet se ai u qëllua për vdekje në sy të familjes së tij, në lagjen “Qemal Stafa” ku dhe banonte.

Autor i dyshuar i kësaj vrasjeje është 26 – vjeçari Dritan Ymeri, i cili jetonte në një pallat me viktimën. Ky i fundit e ka qëlluar atë me arme zjarri duke e vrare. Pas krimit D.Y. është ngujuar ne banese. FNSH dhe policia e kane rrethuar.

Komisariati i Shkodrës dhe forcat e FNSH-së u angazhuan në terren për kapjen e tij, por ende ai nuk është arrestuar.

Por, kur forcat policore hynë ne banesën e tij, ai nuk ishte aty, duket se ishte arratisur.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:

Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.

Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.