BLUETOOTH

Vipat në plazh/ “Zhvishen” mamatë seksi, Blero mburret me Afronën

09:15 - 01.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Pamela Aliaj




Sot në Suplementin rozë ‘Bluetooth’ të ‘Gazeta Shqiptare’, vazhdojmë maratonën e VIP-ave tanë në plazh, të cilët nuk harrojnë të na përditësojnë me momentet e tyre të nxehta të kësaj vere. Ne sjellim fotot më “hot” të tyre duke i rritur temperaturat edhe në suplementin tonë të përjavshëm.


Xhensila Myrtezaj, një sirenë deti
Bukuroshja Xhensila ka preferuar të marrë disa pushime së bashku me burrin e saj të ardhshëm, Besart Kallaku në SHBA. Pushime vërtet të ëmbla për çiftin ku shfaqen të përqafuar e shumë të dashuruar në brigjet e Atlantikut. Xhensila shfaqet në një formë fantastike me bikini të bardha. Ajo që e bën akoma më të bukur, pavarësisht linjave prej sirene, është dhe buzëqeshja e saj e ëmbël. E pse të mos jetë e lumtur, shumë shpejt çifti do të ketë dasmën! Mezi presim!


Ledina sensuale dhe seksi
Nuk kishte se si të mungonte edhe këngëtarja bukuroshe Ledina Çelo. Ajo shpërndan shpesh në “Instastory” momente të bukura që ndan me familjen e saj. Por nuk ka harruar të kënaqë ndjekësit e saj edhe me foto të sajat me bikini. Madje mund të themi se si gjithnjë ajo është në një formë super, edhe pse një mami dy fëmijëve të bukur. Këtë e shohim lehtë në fotot e postuara me një body të zi ku duket vërtet tërheqëse dhe sensuale.


Roza from the beach
Edhe pse tanimë duket se është bërë zyrtarisht ambasadore e kafshëve duke postuar herë pas here në “Instagram” foto të qenve të braktisur, ajo nuk harron të shfaqë edhe momente nga jeta e saj e përditshme. Roza e ka nis plazhin me një selfie me rroba banje në ngjyrën e diellit. Gjithnjë me linja perfekte shfaqet moderatorja Lati, edhe pse pas operacionit në gjoks sërish pamja e saj s’është veçse zbukuruar.


Suada e ëmbël dhe seksi
Edhe pse një mami, nuk mund ta mohojmë atë që duket. Linjat e saj seksi nuk e fshehin dot realitetin e bukuroshes Suada Sherifi. Një nënë seksi e një bebeje të bukur, kjo është Suada, e cila në fotot e postuara shfaqet më në formë se kurrë. I ka ruajtur linjat në formë perfekte e kjo shihet në fotot e bëra me bikini të bardhë e të zi. S’ke ç‘thua, një sexy mama është Suada.


Mihrije Braha, përgjithmonë e re
Pavarësisht moshës nuk mund t’ia mohojmë atë që duket. Mihrije Braha duket si një vajzë e re me linja superseksi. Mesa duket duhet të ketë zbuluar sekretin e të qenit gjithnjë e bukur. Mihrije Braha është vërtet një nga këngëtaret më seksi pavarësisht viteve, ajo ngelet gjithnjë tërheqëse. Këtë e tregon edhe me fotot e postuara së fundmi në “Facebook” me bikini rozë.


Fjolla i vë flakën plazhit
Nuk e kemi vënë në dyshim asnjëherë, as për format e saj ndjellëse e as për faktin se mbetet një brune shpërthyese. Nuk mund të jetë askush tjetër veçse Fjolla Morina. Nuk mund të mos e përfshijmë edhe kësaj radhë sepse format e saj nuk mund të kalojnë lehtë pa u vënë re. Kësaj radhe ka zgjedhur të bëjë një fotoshooting bukuroshja nga Kosova, ku shfaqet si një sirenë deti me rroba banje trup blu, si një krijesë superseksi e detit.


Blero nxjerr Afronën në “Instagram”
Nuk është për çudi të mburresh me një modele bukuroshe që ke në krah. Jo vetëm për shkak të dashurisë që ka ndaj saj, por edhe pse jo, me format perfekte të Afronës, Blero nuk kishte se si të mos e nxirrte edhe në “Instagram” në faqen e tij. Afrona shfaqet si një perëndeshë në pishinë e shtrirë në një kamerdare, po i shijon në maksimum rrezet e nxehta të diellit të këtij fund qershori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.