BLUETOOTH

Zbulohen SMS-të private/ Vajza nga Fieri lë “me gisht në gojë” Armando Sadikun

10:19 - 01.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Ai është padyshim një nga futbollistët më të pëlqyer në vendin tonë. Armando Sadiku fitoi zemrën e të gjithë shqiptarëve kur shënoi golin në Kampionatin Europian, por duket se futbollisti e ka pasur të vështirë t’i fitojë zemrën një vajze nga Fieri, që shpesh i shkruante në rrjetet sociale. Zakonisht jemi mësuar që të shikojmë shumë vajza të shkojnë pas futbollistëve të njohur, por duket se një vajzë e ka lënë “me gisht në gojë” futbollistin e njohur. Armando prej ditësh i shkruante vajzës nga Fieri në “Instagram”, por bomberi shqiptarë rrallë ka marrë përgjigje. “Bluetooth” ka siguruar mesazhet e Sadikut dhe siç mund të shihet edhe nga biseda, mesazhi i fundit ku e pyeste a ka arritur në shtëpi, daton dy ditë më parë. Ndërkohë që vajza i kthen përgjigje ftohtë, ose nuk i përgjigjet fare, duke mos i kushtuar rëndësi, futbollisti i njohur këmbëngul për ta çuar para bisedën. Nga ajo që mundëm të mësonim rreth mesazheve të shkëmbyera me vajzën në fjalë, “Bluetooth” ka një këshillë për Armandon. Përpara se të flirtosh në rrjetet sociale, sigurohu njëherë për moshën e vajzave që i shkruan, përfshirë këtu edhe vajzën në fjalë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.