BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Brizida Gjikondi, braktis LSI pushime me familjen në Himarë. Lul Basha ministër jep autograf

16:00 - 02.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Brisida Gjikondi, braktis LSI pushime me familjen në Himarë. Zoti ministër…, më jepni një autograf!





Brisida Gjikondi, braktis LSI pushime me familjen në Himarë
Pas debateve që pati në LSI për koalicionin e Metës me Berishën, Brisida Gjikondi dhe Ndre Legisi, ishin të parët që u larguan nga kjo nismë e kryetarit të tyre. Por, Gjikondi, pas një stine të lodhshme ka preferuar që t’i kushtohet familjes së saj. Ajo është kapur nga paparaci teksa pushonte në Himarë, madje ajo nuk u ka prishur qejfin dy djemve të saj për t’u zhytyr në ujrat e detit Jon. Kjo ka qenë e vetmja mënyrë për ta harruar atë që ndodhi në LSI, duke u larguar nga zhurma politike, për pak momente relaksi pranë familjes, ndërkohë që anëtarët e tjerë të kësaj partie iu bashkuan nismës së fundit të Edi Ramës për të dalë në protestë.


Zoti ministër…, më jepni një autograf!
Lulzim Basha i sapo ardhur në detyrën e ministrit të Brendshëm ka zgjedhur një nga lokalet në perfiferi të kryeqytetit për të drekuar. Por, ky moment ka qenë krejt i veçantë, pasi aty ka zbuluar edhe një prej fansave të tij. Ka qenë pikërisht menaxheri, i cili pasi i ka shërbyer me shumë devotshmëri ministrit të Brendshëm, i ka kërkuar atij një autograf, pikërisht në librin e përshtypejeve të lokalit. Lulzim Basha si gjithmonë i papërtuar për nisma të tilla nuk ka refuzuar madje më shumë kënaqësi ka lënë aty firmën e tij, për të mos i prishur qejfin të zotëve të shtëpisë, që edhe i uruar për detyrën e re.


Jeta mes mbesave e ish-mjekut të Enver Hoxhës
Nuk shfaqet shpesh në publik, edhe pse drejton një nga institutet më të rëndësishme në vend. Por, ne kemi mundur të gjejmë një foto të ish-mjekut të Enver Hoxhës, ku shfaqet me bashkëshorten Desi. Fotoja është realizuar në Crans Montana, dhe gjyshi Isufi ndodhet mes mbesave të tij, Athena dhe Deborah. Një paradite familjare në një prej kafeneve në qendër të zonës duke u qetësuar mes kënaqësive që i dhurojnë të vegjlit. Zoti Kalo është një ndër figurat më të përfolura për sa i takon lidhjeve të tij me ish-diktatorin Hoxha si mjeku personal, ndërkohë që të paktë janë ata që e njohin jashtë uniformës së bardhë, por mes familjarëve dhe ditëve të pushimit që kalon më së miri me ta.

Ky shkrim u botua më 10 tetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.