Kryesore

Dy peticione/ Demokratet nisin luftën e brendshme “pro” dhe “kundër” Bashës…⁠⁠⁠⁠

21:12 - 02.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në nisje të betejës, dy klanet e krijuar në Partinë Demokratike pro dhe kundër Lulzim Bashës kanë zgjedhur si armë, peticionet.

Në përgjigje të peticionit të firmosur nga peshat e rënda të Partisë Demokratike, ku kërkohej dorëheqja e Lulzim Bashës, ka nisur të firmoset një tjetër, në mbështetje të kryetarit.

“Duke marrë shkas nga një peticion i kryer para disa ditësh nga disa pseudodemokratë, kundër kryetarit të PD-së, Zotit Basha, sot më lindi ideja që të gjithë demokratët e vërtetë dhe simpatizantët e thjeshtë të gjithë bashkë, le të nisim një peticion pro rizgjedhjes së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Sot më shumë se kurrë Partia Demokratike, demokratët e vërtetë kanë nevojë për një opozitë të fortë e brilante. Kanë nevojë për një lider vizionar, europian dhe një model që të na udhëheqë drejt fitores. Ky lider është zoti Basha! Prandaj të gjithë së bashku, lë të bëhemi një zë për të treguar se Lulzim Bash aka më shumë mbështetës se Republika e Vjetër” shkruhet në peticionin pro Bashës, raporton GSH.al.

Fillimisht në Vlorë janë shpërndarë fletushka ku i bëhet thirrje simpatizantëve të Partisë Demokratike të bashkohen për të firmosur një kundër-peticion, që do të dëshmojë për mbështetjen që ka Lulzim Basha në PD.

“Nesër duke filluar nga Ora 11:00 deri në 13:00 tek Selia e PD-së në Skelë përballë Hotel Partnerit kushdo që të dëshirojë mund të firmosi Peticionin vullnetar në favor të konfirmimit të Zotit Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike. Peticioni do dërgohet në Tiranë tek Selia e PD dhe do i dorëzohen vetë Liderit Basha” shkruhet në thirrjen për të firmosur peticionin Pro Bashës./ GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.