Kryesore

Rama monolog nga bregu, del me rroba plazhi dhe pa rruar në Facebook

19:52 - 02.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Monologu i Edi Ramës këtë të dielë është nga më interesantët që ka bërë ndonjëherë kryeministri. Jo për nga përmbajtja e mesazhit, që ka të bëjë me prioritetet e qeverisë, me turizmin, rrugët, papunësinë, investimet etj etj. Çështje që Edi Rama i shoqëron me slloganin e Rilindjes “shumë kemi bërë, por kemi ende shumë për të bërë”.

Kësaj radhe është interesante të shohësh Edi Ramën pa rruar, me një bluzë ngjyrë të gjelbër, që i duket pak në video, nga ato që vishen rëndom në plazh.

Në sfond dëgjohen dallgët e detit dhe në pak sekonda, në fillim të videos, Edi Rama jep një pamje të plazhit.

Është e qartë se Rama ka lënë vetëm për pak minuta bashkëshorten, Lindën dhe të birin, Zahon për t’i treguar shqiptarëve se edhe kur pushon, e ka mendjen tek prioritetet e qeverisë, tek premtimet që dha këtë fushatë, tek shifrat e ekonomisë, rrugët e lëna përgjysëm apo tek papunësia.

Nuk mund të themi ekzaktësisht se ku po  i kalon pushimet kryeministri Edi Rama dhe familja e tij këto ditë të nxehta korriku, por mund të jemi më të qetë tani, që e dimë se ai mendon në çdo kohë për hallet e Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.